• |
ide | kryesore

Inter financohet nga Gabigol për sulmin final për Eriksen

Sport



Ajo e mbrëmjes së sotme kundër Middlesbrough në FA Cup mund të jetë dalja e fundit e Christian Eriksen me Tottenham. Si njoftoi vetë Mourinho, danezi do të jetë në fushë rregullisht për ndeshjen, pastaj, sipas fjalëve të teknikut portugez, për ndeshjen e të shtunës kundër Ëatford “ndoshta”. Merkato, në fakt, shtrëngohet gjithnjë në ditët e fundit. Inter ka prezantuar ofertën për menaxherin e danezit e Martin Schoots ka marrë nga i asistuari i tij një përgjigje pozitive, aq sa vetë Schoots është sërisht në Itali për të mbyllur detajet e fundit.

Sinjale pozitive që të cojnë në fazën e dytë të operacionit, ajo me Tottenham që me lojtarin në skadencë në qershor kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë menjëherë. Marotta ka shkuar deri në 10/12, por distanca mund të limohet me futjen në bisedime të Vecino, ose nga paratë e ardhura nga shitja e Gabigol. Braziliani është një hap nga Flamengo: akordi me brazilianin është arritur, tek Inter përfundojnë 16 milionë plùs 20% të shitjes së ardhshme të lojtarit nga klubi brazilian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *