• |
ide | kryesore

“Isha në fshat me lopët, kur më thirri Barcelona”: Setien prezantohet tek blaugrana

F1, Sport



Quique Setién është prezantuar me ide të qarta tek Barcellona: “Dua të fitoj duke luajtur mirë. Jam i pari që mbroj idetë e mia edhe në momentet më të vështira, e nëse duhet të vdes me to jam i gatshëm ta bëj”. Tekniku që ka zëvendësuar Valverde ka rrëfyer si kontaktoi me blaugrana: “Isha në fshatin tim me lopët, kur erdhi telefonata e nuk kaluan as pesë minuta nga moment që thashë po”.

Pas falenderimeve të zakonshme, për presidentin Bartomeu e paraardhësin e tij, ish-trajneri i Betis përcakton veten si “një person emotiv e nuk e fsheh se për mua kjo është një lojë speciale. Tani dua të transmetoj këtë entuziazëm tek skuadra. Dje isha në shëtitje sot jam në selinë e Barcelonës, të stërvis lojtarët më të mirë në botë, një skuadër e pabesueshme që nuk mund të përmriësohet, sepse është në maksimum”.

Setién ka thënë se “vlerëson punën e bërë nga Valverde e shumë gjëra të punës së tij do të jenë të cmuara. Mjafton të thuash që po e lë skuadrën në vendin e parë të Liga”. Objektivi? “Të fitojmë gjithcka që mund të fitohet duke luajtur mirë. Mënyra më e mirë për të fituar është të luash mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *