• |
ide | kryesore

Joaquin Phoenix flet për humbjen e të vëllait

Paparazzi, Slider



Joaquin Phoenix, ylli i filmit “Joker” gjatë intervistës së fundit për “60 Minutes” është ndalur gjatë tek vdekja e vëllait të tij, një tjetër yll filmash, River Phoenix.

River, u nda tragjikisht nga jeta në moshën 23-vjeçare duke lënë një ndikim të thellë në jetën e Joaquin-it dhe familjes së tij.

 “Ndjej se në çdo film që unë bëj ekziston një lidhje me River-in, në një mënyrë a një tjetër. Mendoj se të gjithë e ndjejmë prezencën dhe përkujdesin e tij në jetët tona.”- u shpreh Joaquin, i cili tha se asokohe nuk ishte i vetëdijshëm për famën e të vëllait. “Unë dhe familja ime kemi qenë gjithnjë të shkëputur nga bota e ekranit dhe argëtimit. Nuk shihnim televizion apo të lexonim gazeta. River ishte një aktor i përkryer, një yll kinemaje dhe ne nuk e dini. Kështu, gjatë kohës kur ti je më i ndjeshëm se kurrë, ka helikoptera sipër kokës tënde që përpiqen të zënë nga toka jote.”- vijoi ai.

Përsa i përket nënës së tyre, aktori tha se ka momente që e kap dhimbja e hidhërimi, pasi akoma nuk e pranon humbjen e të birit. “Ndjenja e hidhërimit mund të vijë nga hiçi. Mund të jem duke i dhënë makinës dhe krejt papritur, e ndjej. S’mund të bëj gjë tjetër veçse ta mirëpres.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *