• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Mallakastrës nis betejën me drejtësinë/ Kryeprokurori kërkesë KQZ-së: Na sillni formularin e vetëdeklarimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër kryebashkiak socialist nis përballjen me drejtësinë.

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërksë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për ligjvëneësin e pushtetit lokal.

Në dokumentin që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, Akuza i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut Ismailaj.

Na vini në dispozicion formularin e vetëdfeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është në funksion të hetimit nga Organi i Akuzës për kryebashkiakun, pas denoncimit të PD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *