• |
ide | kryesore

Letra e lamtumirës e Valverde për lojtarët: “Dy vjet e gjysëm intensivë”

Sport



Ditën pas shkarkimit, Ernesto Valverde ka mbërritur në qendrën sportive Sant Joan Despí për ti thënë lamtumirë lojtarëve dhe drejtuesve të klubit. Një vizitë që zgjati rreth 20′ në përfundim të së cilës nuk ka dhënë deklarata për gazetarët. Tekniku bask është mjaftuar me një letër të publikuar nga faqja zyrtare e blaugrana: “Periudha ime si trajner i Barcelonës ka përfunduar. Kanë qenë dy vjet e gjysëm intensivë nga fillimi. Në këtë periudhë iu gëzova disa momenteve të bukur, duke arritur fitore e trofe, por edhe momenteve të tjerë që kanë qenë të vështirë”.

LETRA E LAMTUMIRËS

Periudha ime si trajner i Barcelonës ka përfunduar. Kanë qenë dy vjet e gjysëm intensivë nga fillimi. Në këtë periudhë iu gëzova disa momenteve të bukur, duke arritur fitore e trofe, por edhe momenteve të tjerë që kanë qenë të vështirë. Sidoqoftë, do të doja mbi të gjitha të nënvizoja eksperiencën time me tifozët e dashurinë që më kanë treguar gjatë periudhës sime si trajner.

Dua të falenderoj presidentin Josep Maria Bartomeu e Këshillin e administrimit për mundësinë që më dhanë të drejtoj skuadrën e parë dhe për besimin gjatë gjithë kësaj kohe. Dua të falenderoj edhe të gjithë personat me të cilët kam punuar në klub, për mbështetjen e tyre e mënyrën me të cilën më trajtuan gjatë dy sezoneve e gjysëm, në vecanti ata që punojnë brenda e rreth skuadrës së parë e me të cilët kam ndarë kaq shumë momente në Ciutat Esportiva e gjatë transfertave. Sigurisht, dua të falenderoj lojtarët për të gjithë sforcot e bëra që na lejuan të arrijmë 4 trofe së bashku. Nga sot, i uroj fat edhe trajnerit të ri Quique Setién.

Uruimet më të mira të gjithëve. Forca Barça e forca Katalonja. Ernesto Valverde.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *