• |
ide | kryesore

Loredana tregoi arsyet e ndarjes me Mozzik, reagon shumë ashpër reperi

Paparazzi, Slider



Loredana Zefi ishte e thirrur mbrëmjen e djeshme në  emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin.

Ajo foli për herë të parë dhe për ndjarjen nga Mozzik me të cilin ka dhe një vajzë Hanën. Reperja tregoi arsyet e ndarjes duke u shprehur:

“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur. Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë”, u shpreh Loredana.
 Gjithashtu Loredana u shpreh se aktualisht ka marrëdhënie të mirë më Mozzik, dhe kjo jo vetëm për hir të vajzës. Ajo la hapur edhe mundësinë e një rikthimi, që nuk e di me siguri nëse do të ndodhë, pasi parësore për të është vajza: “Nuk ka ndodhur diçka që ne mos të flasim me njëri-tjetrin. Ai më respekton, unë e respektoj, kjo ka rëndësi. Nuk e kam mendimin se cfarë do bëjmë për tu rikthyer, çikën e kam para meje. Më pas ndoshta qetësohemi!”

I menjëhershëm ishte reagimi i Mozik në rrjete sociale pas kësaj deklarate të Loredanës.

Reperi i’u  drejtua ashpër reperes duke i thënë se në çdo rast ajo është duke e përdorur vajzën e tyre Hanën si ‘armë’ për tu viktimizuar dhe të nxjerrë veten si të pafajshme. “Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo diçka tjetër” shkruan Mozzik.

Më poshtë mund t’i gjeni postimet e plota të reperit.

ImageImageImage



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *