• |
ide | kryesore

Napoli rrëmben mbrojtësin e Kosovës: 14 milionë euro për Veronën

Sport



Manovra të mëdha në kampin e Napoli. Pas Diego Demme në Castel Volturno priten të tjera fytyra të reja. Për transferimin e Lobotka tashmë është punë e kryer, përfshirë vizitat mjekësore, por mbeten për tu rregulluar cështje burokratike me Celta Vigo para zyrtarizimit të cështjes. Megjithatë para ardhjes së sllovakut duhet liruar një vend në listën për Serie A. Katër janë alternativat: Younes, Malcuit, Llorente e Tonelli. Ndërkohë Giuntoli vazhdon të negociojë Rrahmanin e Amrabat me Veronën për në qershor (tratativa në total për 30 milionë).

Giuntoli kërkon të planifikojë gjithcka duke inkasuar më parë dhe në fakt e ardhmja kalon edhe nga Rrahmani e Amrabat. Një dyshe që do ti kishtojnë të kaltërve rreth 30 milionë euro, ndërsa ende për tu perfeksionuar janë detajet, përpara konkretizimit në qershor. Për kosovarin është gjithcka e mbyllur (14 milionë për Verona) e së shpejti duhet të vijë njoftimi zyrtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *