• |
ide | kryesore

Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

-Instant, 1, Ide

Dokumenti i miratuar sot mes përfaqësuesve të parlamentit dhe opozitës që qëndron jashtë tij, në pamje të parë, duket sikur përbën një sukses për PD dhe aleatët e saj. Ata kanë arritur t’a delegjitimojnë kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 2017, duke e shndërruar atë, nga një organ ligjëvënës, në një noter që vulos vendimet që do të merren jashtë tij. Ata i kanë zhvlerësuar asaj salle, që i ngjan më shumë një teatri kllounësh, të drejtën për të ngritur një komision sovran për reformën zgjedhore (dokumenti poshte, paragrafi 3) dhe për më tepër, i kanë privuar ata deputetë qesharakë nga e drejta për të votuar lirisht sipas bindjeve të tyre për kodin e ri zgjedhor (poshte pika e parafundit).

Pra, thënë në mënyrë të vulgarizuar, të gjithë ata mbi 120 burra dhe gra, që e quajnë veten të zgjedhur të popullit, nuk vlejnë së bashku sa vetoja e Petrit Vasilit dhe Oerd Bylykbashit. 

Në këtë kuptim formal, kjo mund të quhet një fitore e madhe e opozitës për të përdhosur atë tempull të krimit, që e braktisi me vendosmëri një vit më parë. 

Për nga pesha dhe sfida, ajo i zbeh edhe tradhëtitë ndaj qëndrimeve të mëparshme, si ato për të mos pranuar uljen në tryezë me Damian Gjiknurin apo Rudina Hajdarin. 

Tryeza e reformës zgjedhore/ Pikat ku u tradhëtuan zotimet e opozitës

Për nga simbolika, ajo e ka detyruar edhe Ramën dhe të tijtë të pranojnë se mbajnë me serume një parlament në koma, që nuk vlen më për asgjë.

Por, po të zbresim në rafshin konkret dhe të analizojmë se ç’ka fituar realisht opozita, llogaria rezulton të jetë pak më ndryshe. 

Sepse as PD-ja as aleatët e saj nuk kanë marrë asnjë gjë që nuk e kishin para mesit të shkurtit 2018, kur vendosën të digjnin mandatet. Pra nëse nuk do të ndërmerrte rugën radikale, që e çoi më pas edhe në bojkotimin e zgjedhjeve të qershorit, opozita do të kishte vendin e luanit për reformën zgjedhore, ajo në asnjë mënyrë nuk mund të miratohej pa të dhe Oerdi dhe Vasili do të uleshin krejt natyrshëm përballë Damianit.  

Pra thënë shkurt, sot PD dhe LSI fituan me shumë mund atë që e dorëzuan me moskokçarje një vit më parë. Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin.

Prandaj kur sheh këtë trajektore natyrshëm të lind pyetja? A i vlente kjo skarificë për kaq gjë? A ia vlenin molotovët, gazi lotësjellës, thirrjet se nuk ka zgjedhje me Ramën, humbja e qyteteve të mëdha, lënia e qindra njerëzve pa punë, vetëm për ti bërë disa retushime një sistemi që mbetet gjithësesi i kalbur? 

Ku mbetën përbetimet për republikën e re, ato për përmbysjen e rregullave të lojës, zotimet për t’i dhënë më shumë peshë votës së qytetarëve, qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë për ato lokale, qoftë për presidentin nga populli apo për rivitalizimin e referendumeve?

Natyrisht, duke ngritur këto pyetje nuk nënkuptohet automatikisht që opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë në rrugë dhe mos i thotë “PO” asnjë marëveshjeje. Të gjithë janë të bindur se një ditë ajo ishte e dënuar që të bëhej pjesë e një zgjidhjeje. 

Por, të pranosh që pas të gjithë atyre sakrificave të qytetarëve të thjeshtë dhe romantizmit inspirues të liderëve, të ulesh në tryezë për një pazar kaq të vogël, duket qesharake.

Sado e thellë qoftë, reforma zgjedhore mbetet, në fund të fundit, një arrnim i thjeshtë. Dhe po të mendosh se Rama ishte i detyruar t’a miratonte atë, si pasojë e presionit ndërkombëtar dhe kërkesave të Bundestagut, ajo as nuk duhet të zinte vend midis kushteve për negociata të opozitës.

I gjithë kalvari një vjeçar do i’a kishte vlejtur po të përfundonte me një rishikim total të kushtetutës së ndryshuar në 2008, me një transformim të sistemit zgjedhor pa kryetarë partish të gjithëpushtetshëm, me deputetë që ligjërisht janë më të fortë dhe më të pavaruar, me një president më përfaqësues të vullnetit të përgjithshëm të shqiptarëve.

Video/ Pirueta 180 gradë. Si e drodhi Basha për listat e hapura 

Por, shitja kaq lirë, – thjeshtë më uljen në tryezën e reformës zgjedhore- e kauzës radikale dymbëdhjetë mujore, i ngjan më shumë një pendese të vonuar për angazhimin në këtë rrugë. Ajo lexohet si një epsh i pakontrolluar për t’u ribërë pjesë e sistemit. 

Pikërisht këtë duket sikur konfirmon edhe nxitimi për të përfunduar, deri në mars, kuadrin ligjor, që do të lejojë më pas zgjedhje të parakohëshme.

Ato zgjedhje, që me sa duket Basha mezi i ka pritur, sepse, si të gjithë, e di, që edhe po nuk i siguruan dot vendin e parë, të dytin e ka përherë të garantuar. 

Ndoshta, ata që pretendojnë më shumë e kanë gabim.  Kaq është kuti i tij. Ndoshta, po kaq është dhe ambicja e kësaj opozite, e cila me gjasë e ka kuptuar, se lufta me bomba molotov ndaj regjimit ishte një shaka e nxituar që nuk e përballonte dot.       

©Lapsi.al

Reforma Zgjedhore-marreveshja

53 Comments

  1. Fat te madh paska pas palloshi i anetes , me kete qe benri opozita me 99% i fali edhe nje tjeter 4-vjeçar .
    Te flasesh apo me keq akoma te luftosh per kete opozite nuk ja vlen më .
    Bejini nje mut te madh partive dhe zhdukuni nga ky vend , kjo toke pjell perbindesha .

    1. Bushati po e ben si tek barcaleta me fshatarin qe i vodhen lopen naten:
      Erdhi gjithe fshati per ta ngushelluar dhe i thonin vete e ke fajin ku i kishe syte etj.
      I erdhi ne maje te hundes fshatarit e u tha , po ai qe e vodhi ska faj ??

      1. Gabohesh , Bushati po te tregon tamam tradhtarin ose hajdutin . Pastaj nese do e she apo nuk do ta shohesh varet nga lloji i njeriut .

  2. KE SHUME TE DREJT ZOTI BUSHATI ,KJO ESHTE SIKUR TE BEJ VRIMA NE UJE,POR PRAP SHPRESOJ SE NE JEMI GABIM ,DHE DO TE NDRYSHOJN KETE SISTEM TE QELBUR ,DHE KY SISTEM ESHTE EDHE ME I QELBUR SE GOJA E MERO GELBAZA KELLIRES-QELBUSIRE MUTI

  3. JAM I LODHUR , NE KETE VEND NUK JA VLEN ME TE FLASESH . PO NUK U NGRIT POPULLI DHE TI ZEJE ME SHQELMA KETA PUSHTAT E PUSHTETIT9PD,PS,LSI) , KY VEND NUK KA DERMAN . TAKSIRAT QE DO VUAJME EDHE NJE DEKADE TJETER .

  4. O Bushati, si thua ti, nuk duhet nderru strategji apo?
    Ti kujtoj dy thenie qe te hyjne ne pune per herat tjera.E para,”pas çdo nate nuk eshte e thene qe zbardh dita” dhe e dyta” vetem budallai nuk nderron mendimin”.Kaq.

  5. O Lul, o budalla, meqe nuk e kishe seriozisht, te pakten ta kishe cuar konfliktin deri ne piken ku dhe Rama do humbte ndonje gje politikisht ne raport me te tijet nga ulja ne tryeze. Tani ti vazhdon humb elektorat dhe ai tall karin. Ik e qiu me Ramen se nuk te voton me njeri.

  6. Dje e ndoqa te gjithe emisionin “Open” dhe jam perlotur kur degjoja arsyetimin e z.Mertiri . Sinqerisht u ndjeva keq por shume keq ama kur degjaja argumentat mbrojtese te tij . Kam pas nje respekt te veçant per te sepse eshte i zgjuar , inteligjent por mbi te gjitha eshte besimtar i devotshem . Te mbrosh sot me fanatizem z.Basha ne nje gje qe nuk mund ta mbroje as ai veten e tij , ishte e paimagjinueshme per mua . Nje besimtar (hoxhe apo prift qofte) ka bere betimin para Zotit , nje doktor ka bere betimin e hipokratit prandaj as njerit e as tjetrit nuk i falet hipokrizia . E verteta , drejtesia dhe gadishmeria jane armet e tyre me e forte , prandaj dhe jane njerezit me te respektueshemne glob . Por dje u zhgenjeva , u zhgenjeva sepse po mendoja : nese puna ka arrit deri ketu , athere ky vend dhe kjo shoqeri eshte e kalbur kembe e koke . Te mbosh te pambrojteshmen ( Bashen ) kur vete ai nje here thote nje gje dhe nje here nje gje tjeter eshte absurditet por kur behet me vetedije eshte krim i rende sepse demton nje shoqeri te tere . Isha konfuz dhe po thoja me vete : nuk ja vlen te shkruash më kur e gjithe kasta politike e ka mendjen mbrapsh(nga e keqja) . Pse duhet shkruaj dhe te jap mendimin tim modest kur asnje nuk te degjon ? Se po te shkruaja , do thoja te njeqindenjetat per z.Bashen dhe zj.Kryemadhi per kete tradheti qe po i bejne elektoratit te tyre ne veçanti dhe Shqiptareve ne pergjithesi , por e gjitha kjo çon uje tek mulliri i te gjatit tone dhe kjo nuk me pelqen sepse ai eshte shkaku kryesor I gjendjes se mjerueshme qe jemi sot . Por edhe po te hesht , tradhetoj veten . Por une , Zotin dhe veten se kam tradhetuar kurre prandaj , kam shkruar dhe do shkruaj gjithmone te verteten time . Do shkruaj ate te vertete qe une mendoj , do shkruaj qe Ju z.Basha me kete veprim qe po beni po tradhetoni veten dhe elektoratin tuaj por mbi te gjitha po tradhetoni te gjithe Shqiptaret qe kishin varur shpresat tek ju dhe opozita . Do shkruaj qe une do jem personi i pare qe do votoj kundra jush dhe do keshilloja gjithkend me qe ka nje inteligjence minimale mediokre qe te te votoje kundra . Une nuk votoj kurre per nje njeri qe kerkon te sundoje dhe jot e udheheq . Une nuk do te jem kurre dakort per alternim bandash .

    1. Pra pas gjithë këtij mllefi për Bashën që të paska “tradhëtuar”, do të votosh kundër tij, duke ja dhënë votën atij të gjatit që të ka sjellë mjerimin .
      Kësaj i thonë , për inat të vjehrës do të flej me millonanë.
      Asgjë nuk ka ndryshuar nga kërkesat e opozitës, veç rrugës që duhet ndjekur për të rrëzuar këtë qeverisje mafioze.
      Ata që bëjnë thirrje për bomba Molotov apo bomba Stalin, pse nuk dalin e ti hedhin vetë ato bomba po ja kërkojnë opozitës ?
      Apo të vriten gjithë politikanët e të vejmë Nexhmien kryeministre ?

      1. Une respektoj çdo mendim por nuk shkruaj per militant . Ajo qe une kam shkruar me siper eshte per ata qe kane nga njvel medioker e me lart , d.m.th. IQ -ja duhet te jete minimalisht 100 . Tung

        1. Nuk është fjala këtu për “militantë” partie por për militantë drejtësie o intelektuali me IQ 100.
          Kurrë nuk kam qenë antar i ndonjë partie as në Shqipëri e as në emigracion, por ama të jesh kundër politikës komuniste që i solli kaq mjerime shqiptarëve, e të jesh kundër korrupsionit e krimit , kjo nuk do të thot[ të jesh militant i verbër por të kesh mëndjen e sytë e hapura.
          Meqë pretendon se nuk je mediokër, po të ndihmoj me një vrejtje të vogël.
          Emrat e mbiemrat në numurin shumës në gjuhën shqipe, marin mbaresën ë
          Pra nëse e ke fjalën për shumë militantë, nuk duhet shkruar pa ë në fund siç e shkruan ti.
          Më shumë se “mediokriteti” im sipas mëndjes tënde të vakët, të paska djegur shprehja popullore Pra je ti militanti që flet për vota e ta kam kthyer përgjigjen sipas kostumit tënd.
          “për inat të vjehrës, shkon e fle me millonanë”

          1. Perveç kesaj , as une nuk kame qene e nuk jam anetare i asnje partie politike , nuk kam qene ndonjehere komunist(biles i urrej) dhe nuk kam pas ndonje komunist ne fis por , kam veshe dhe degjoj , kam sy dhe shikoj , kam dhe mendje (edhe pse mediokre) dhe e mendoj nje gje para se te veproj . Une e urrej te gjatin tone(e quaj kuçeder te pushtetit dhe parase) me shume se te gjithe ju bashke por kjo nuk me bene te veproje verberisht . Une nuk dua qe te heqim nje te gjate dhe te veme nje bukurosh qe do te veproje njesoj ose ndoshta me keq . Une nuk dua te heq nje bandit dhe ta zevendesoj me nje tjeter , une dua qe ai qe te vij ne pushtet te udhehiqet nga ligji dhe rregulli dhe jo nga deshirat dhe pasionet . Besoj se koha deri tani me ka dhene te drejte , shpresoj qe te mos ma jap me kete drejtesi . Gjithsesi une te keshilloj ta mendohesh edhe nje here para se te votosh .
            V.O. Faleminderit per kritiken , e meritoke 10 ne drejteshkrim . Tung

    2. Je edhe ti viktima e propagandes fugo ramiste. Po si duhen miratuar rregullat zgjedhore, pa u ulur, pa biseduar? Nuk u fut ne zgjedhje dhe bete namin, tani qe do futet po namin. Cfare karin doni o popull idiot e konfliktual. Doni qe cdo opozite te vije me dhune, me 21 janare?

  7. Të gjithë komentuesit anti Lul janë prej atyre të Endri fugës.

    Sepse:

    1- Vetëm shajnë me fjalë krejt ordinere, apo më keq, me fjalor halabakësh tipik i njerëzve të pa arsimuar ose gjysëm arsimuar.

    2- Të gjithë si gjithmonë fajin ia veshin Lulit.

    3- Por më kryesorja është se procesi i reformës elektorale është një proces për të cilin mund të flasin vetëm pak specialistë juristë dhe jo çdo jurist, e jo më çështje analistësh që e paragjykojnë pa ditur asgjë se në fakt asgjë nuk ka ndodhur veç një komunikimi midis specialistëve, kjo shpjegohet edhe me faktin se rilindja nuk pranoi të ndryshojë Damian Gjiknurin se është specialisti më i mirë që ka PS për çështjet elektorale.

    Dhe kur gjithfarë injoranti në këtë portal, biles që hiqen si të PD, “të Pavarur” apo me rilindjen flasin si kopetentë sikur është marrë një vendim dhe këta injorantë parashikojnë pasojat dhe kështu shpërthejnë që Luli i ka fajet, janë njëlloj e tj.

    1. EDHE TI PASKE NEVOJE PER SYZE.
      JO MILITANTIZMIT !!!!!!!!!!!
      JO MIOPIZMIT PARTIAK !!!!!!
      NE FUND TE GJITHE DO TA HAME NE BYTHE PO U BEME MILITANT .
      HAPI SYÇKAT DHE VEJI SYZET .
      VISH BREKE HEKURI THOTE AI ME LARTE DHE KA SHUME TE DREJT O MILITANT MJERAN .
      ROPT PALLOSHIT TE ANETES . ROPT BASHES , ROPT MONES . ROPT METES . ROPT TE GJITHA PARTIVE POLITIKE QE JANE KUNDER TE MIRES SE KETIJ VENDI .

      1. ROPT PALLOSHIT TE ANETES . ROPT BASHES , ROPT MONES . ROPT METES . ROPT TE GJITHA PARTIVE POLITIKE QE JANE KUNDER TE MIRES SE KETIJ VENDI …..

        Po pastaj????

    2. Mire e ke o shok. Gjiknuri eshte specialist zgjedhjesh. Nga ato specialiste qe cojne “cunat” per te kercenuar dhe rrahur demokratet.PD ulet me te qe t’i japi pak ekspertize se si shkerdhehen demokratet.
      Mund ta rrotulloni si te doni, por demokratet me ndjeshmerine e ralle qe kane treguar nuk do ta gelltisin kurre kete corbe. Nuk jane derra qe hane c’ti japesh si socialistet. Rrofshin demokratet, poshte Luli dhe PD-ja bashke me te! Na duhet te gjejme shtepi tjeter o njerez te djathte. Politika nuk ka mbaruar. Ka mbaruar Luli dhe PD-ja bashke me te.

          1. Ka disa muaj qe lajmet me te lexuara edhe te lapsi jane ato per showbiz. Lapsi eshte portal thellesisht politik dhe opozitar. Gjate kohes se rruges radikale te opozites edhe ndonje lajme bombe i tipit: zbulohet qe Ardit Gjebrea eshte femer, nuk kishte shans te merrte vemendjen e lajmeve qe sulmonin qeverine apo pasqyronin aksionin e opozites. Lapsi vazhdon i ben keto gjera por nuk i lexon me njeri, sepse opozitaret kane humbur besimin qe opozita do ndryshoje dicka dhe nuk duan te shtojne marazin duke i lexuar. Sipas mediave protestat e opozites kane qene nder ngjarjet me te ndjekura ne ate periudhe. Njerezit besuan dhe u zhgenjyen. Mbi te gjitha u zhgenjyen demokratet. Pra, si do fitoje ky njeri kur ka ftohur komplet edhe bazen e vet? Me kete rruge po i kursen dhe leket qe kishin taksur per blerjen e votave kriminelet e qeverise. Duhet nje levizje e re qe ta kapitalizoi kete urrejtje politike te njerezeve.

  8. Ai që është ndjekës i vëmendshëm i politikës e mban mend që kërkesa për reformën zgjedhore ka qenë kërkesa e parë e faktorit ndërkombëtar menjëherë pas 30 qershorit.

    Fillimisht ka qenë Mathew Palmer, i cili e ka artikuluar qartë që SHBA mbështesin një reformë zgjedhore të dakortësuar nga të gjitha palët , pastaj ka qenë Johannes Hahn , i cili në emër të Bashkimit Europian ka kërkuar të njëjtën gjë, duke e konsideruar edhe si kusht për hapjen e negociatave tetorin e shkuar.

    Ky ishte një mesazh i qartë që vinte nga Perëndimi që dëshmonte se pranonte kauzën e Opozitës shqiptare. Gjithashtu, dëshmonte se zgjidhja e krizës shqiptare tashmë ishte futur në axhendën e Perëndimit. Kjo ishte një arritje jove vogël e Opozitës shqiptare.

    Opozita e bashkuar, pranoi menjëherë ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe në shtator pranoi të niste punën për reformën zgjedhore, akt që u përshëndet menjëherë nga ambasada amerikane në Shqipëri, e cila e konsideroi asokohe Bashën , një lider që ‘po dëshmon udhëheqësi të vërtetë’.

    Por, ishte Rama ai që e bllokoi këtë proces me qëllim zvarritjen dhe shtyrjen e tij. Pas kësaj zvarritje, Perëndimi e kuptoi mungesën e vullnetit nga ana e kryeministrit, kështu që ata vendosën të bllokojnë integrimin si presion që ai të pranojë realitetin.

    Njëkohësisht, për të treguar rëndësinë që ajo ka për zgjidhjen e krizës, ata vendosën që reformën zgjedhore ta institucionalizojnë duke e kthyer atë edhe ndër kushtet kryesore të Bundestagut gjerman, i cili kërkonte jo vetëm realizimin e reformës zgjedhore, por edhe implementimin e saj , që do të thotë realizimin e saj jo vetëm në letër, por edhe zbatimin e saj, pra zgjedhje të parakohshme .

    Kështu, duke parë qëndrimin zvarritës të mazhorancës, reforma nga kërkesë u shndërrua në kusht të panegociueshëm për zgjedhje të parakohshme.

    Në gjuhën diplomatike nuk ka presion më të hapur se ky për realizimin e saj. E vërteta është që nuk ka asnjë surprizë. Kjo do të ndodhte në fillim të janarit e paralajmëruar kjo nga Z. Basha dhe aktorë të tjerë të Opozitës. Ata ishin shprehur vazhdimisht që në janar do të niste puna për reformën dhe në mars do të kemi produktin final. Pra, deri në këtë pikë çdo gjë po ecën sipas planit.

    Përshëndetja që ambasada amerikane dhe ambasadori i BE i bëri fillimit të punës së përbashkët për reformën dëshmon, që ajo po kryhet nën mbikqyrjen e rreptë të SHBA-ve dhe partnerëve.

    Të dy deklaratat mbështesin midis rreshtave kauzën e Opozitës se procesi zgjedhor kishte deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptar dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë një proces të drejtë , ‘zgjedhje të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni’.

    Lajmi i mirë është se presioni i ndërkombëtarëve e ka detyruar të tërhiqet z.Rama nga pozicioni i tij , i cili tentonte të mohonte krizën dhe të zvarriste procesin.

    Më në fund ai u detyrua të njohë Opozitën e vërtetë, të cilën deri e mohonte dhe të pranojë krizën e rëndë ku ndodhet vendi. Këshilli politik i propozuar nuk është gjë tjetër vetëm se prova kryesore e një mekanizmi, që në fakt jo vetëm anashkalon, por nuk e njeh fare parlamentin .

    Sigurisht, kriza do të zgjidhet vetëm kur të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, por Opozita ka arsye për të qenë entuziaste , sepse tashmë faktori ndërkombëtar është tërësisht në anën e saj dhe ajo po dikton sot defacto axhendën politike të vendit.

  9. Luli pranoi te vazhdoje nje loje qe e ka te humbur. Thjesht sepse Edi e luan me mire. Me kete levizje shpreson te mbaje monopolin e PD. Mund te kishte rrezikuar te munde Edin, por ne rast humbje mund te humbiste edhe PD. Kjo tregon pafuqine e tij perballe Edit. Kot mbajne shpresa ata qe e ndjekin.
    Ta Gezojme Edin dhe 4 vjet te tjera. E shumta qe mund te fitoje Luli pas 2021 eshte nje koalicion PS-PD. Ndersa ne nje Shiperi pa shqiptare.

  10. Rama I dha 13 million euro kur Lili doli nga cadra dhe Tani nuk e futi ne burg.Te tjerat Jane hartime qe Nqs halla do te kishte koqe ….Ka akoma nje premtin nga Rama.Mjere ata qe besojne,shejtanin dhjet dhe populli e ha.

  11. Eshte e qarte si drita e diellit se grupi drejtues i PD-se ( dhe i opozites) i ka shitur per interesat e veta
    personale, kauzen me te cilen mashtroi popullin opozitar i cili u ngrit si asnjehere tjeter i vendosur per
    te heq qafe nje person qe po ua shterngon per dite e me shume lakun ne fyt.
    Por ne fakt faji eshte i popullit qe u besuan ketyre mashtruesve. Dhe te gjithe ata qe kane pase kritika
    per nderkombetaret qe nuk e mbeshteten opoziten tani duhert ta kuptojne qe ata kishin te drejte se
    ata nuk duan qe te kene partnere q e nuk jane te vendosur qe nuk e mbajne fjalen qe nuk i respektojne
    marreveshjet. Vertet KM eshte me i keqi qe eshte ulur ne ate karrike, por te pakten nje te mire e ka
    se e mban fjalen , ate qe thote e ben sidomos kur eshte per te keqen e popullit.

  12. Po ne kemi theme qe edhe bar do te hame dhe parimet nuk I shkelim.
    Kur u rrezua busti I Hoxhes asnje komunist apo shqiptar nuk vdiq .
    Jo me sot qe per Meten apo Bashen apo Ramen asnje qime bythen nuk hiqet.
    Kriminelet dhe hajdutet Po bejme kerdine dhe ne flasim mbrockulla letrare dhe filozofike.Fshini sumen.

  13. Qe kur Lul Basha e morri partine qyl nga Sula, nuk ka arrit ASNJI fitore. ASNJI.
    Gjith aksionet e opozites deshtim.

    Cadra – Lulzimja mori paret e pallatit dhe deklaroi fitore
    Reforma ne drejtesi – Lulzimen e kapen prej veshi dhe e cuan ne parlament si kalamo kopshi.
    Zgjedhjet e pergjithshme – humbja me e thelle ne historine e PD. Lulzimja nuk dha doreheqje.
    Bojkotimi parlamentit – Lulzimja u izolu dhe sja hapi njeri deren as ne USA e as ne EU
    Babalja – doli per turp te zotit ne konference me montazhe fallco.
    Protestat – Plasi Lulzimja tu premtu qe Ramen do e rrezojme sot neser, pasneser…..
    Zgjedhjet lokale – E kapen me shpulla dhe Lulja doli ne konference dhe denoi dhunen. Humbi gjithe bashkite.
    Astiri – PD “e djathte” rrjeshtoi veten me hajdutet e prones. Lulzimja knoi sa knoi e prap e hongri xhallin.
    Lulzimja hapet bythesh se do luftoje oligarket, po NUK di me thone se nga dolen $650 000 e as sesi vajten ne USA.

    Shqupistat me ket koker legeni nuk kane per te fitu ndonjihere.
    Fajin e ka Sula qe e boni PD bajrak. Ngrit me katapulte gjith shoket e shoqet e asaj hundcyces. Prit kur te veje Jamarberin kryetar partie.

  14. Shof ca komente nga ca te ashtuquajtur demokrate qe perqeshin komentuesit e tjere qe shprehin mospelqimin, apo indinjaten e tyre ndaj ketij veprimi, por edhe ndaj sjelljes (pergjumjes) se opozites ne teresi. Kunderargumemnti i tyre eshte se keta jane te majte, madje nga ata te punesuarit e Fuges.
    do thoja qe natyrisht askush se di kush eshte kush por ajo qe dallon nje demokrat nga nje socialist (komunist) eshte qendrimi, kritika, refuzimi edhe ndaj partise, grupimit te tij kur e shef qe gjerat nuk kane moral, jane kunder thelbit te gjese per te cilen ata qendrojne. Kjo eshte karakteristike dalluese e demokrateve te vertete dhe me shpirt perendimor. Thene kete, natyrshem edhe brenda nesh ka “komuniste” qe pavarsisht asaj qe ben partia, krytari nuk ndryshojne, apo me pakta nuk kritikojne por si derri ne nje drejtim, bashke me partine.
    Ndersa sa per Bashen do thoja qe eshte nje qenie e urryer, une per vete kete ndjesi kam krijuar. Nuk kam asnje perceptim ndaj Rames tashme, kur e shef me duket nje gje per tu meshiruar, nje qenie amorfe, por kur shof kete buçkon tone qe ben pirueta sa here i leverdis, kur tere qyetaret e ndershem te ketij vendi kane varuar shpresat (te vakata pasi ska me shpresa per askend) tek ky njeri dhe ai pikerisht atehere kur sduhet ben te kunderten dhe anasjelltas te krijon nje ndjesi te thelle pabesie.
    Natyrshem tashme, si shume demokrate te tjere une kam krijuar bindjen se ai nuk eshte i paafte, do ishte gjysma e se keqes, jo jo, ai eshte po aq i perfshire ne tepsin e Rames sa vete Rama. Ai po pret momentin qe kur shqiptaret te lodhen perfundimisht me Ramen dhe te votojne PD-ne. Gje e cila kam frike se ska per te ndodhur, ajo qe po ndodh eshte nje rruge e trete qe eshte largimi ne mase i njerzeve opozitare dhe atyre qe nuk durojne me kete gjendje. Keshtu qe nuk e di si i ka bere llogarite Basha dhe PD-ja e tij por nga demokratet nuk besoj te marre shume vota, duhet te kerkoje diku ne Kosove apo Maqedoni per votues te mundeshem.
    Ky eshte realiteti i hidhur dhe historia e nje tradhtie ndaj perkrahseve te tu!

    1. dmth prape e ka fajin Basha?

      🙂

      Ceshtja per shqyrtim nuk eshte Basha apo PD, eshte marreveshja per reformen. E lexove marreveshjen?

      Artikulli meton te theksoje fatin qe PD dhe aksioni i saj qe nga bojkoti i parlamentit e deri me sot eshte i pavlere.

      Komentet kryesisht duhet te jene brenda llogjikes se artikullit. Aspak nuk eshte e ndaluar te komentosh komentuesit. Komenti pas komentit relativizon artikullin, rrjedhimisht dhe ceshtjen qe artikulli shqyrton.

      Bushati thote qe PD ska bere gje deri me sot.

      Ti si mendon qe ka bere apo ska bere gje?

      Fakti qe reforma do te behet nga Keshilli dhe parlamenti do e votoje reformen nen urdherat e Rames eshte apo jo arritje?

      Rama u detyrua te beje reformen me PD. Faktikisht Rama pranon qe parlamenti eshte i pavlere. Rama pranon qe zgjedhjet i ka vjedhur. Rama pranon kushtet e Opozites dhe ato te Bundestagut kryesisht.

      Kushtet jane pranuar nga Rama, nese mendoni se eshte kusht te mos paraqitet Damiani, pervecse mjet presioni politik per te detyruar Ramen per tu ulur ne bisedime duke i treguar qe ti i ke vjedhur zgjedhjet.

      Rama po te ishte i zgjuar dhe po te kishte mundesi zgjedhjeje do te vendoste dike tjeter Jo figura te diskretituara apo pa elektorat si Damiani dhe Rudina

      Nese ne fillim nuk e nderronte Damianin per te mbrojtur veten qe ska vjedhur gje dhe se reformen e ben parlamenti, tani keto kushte kane rene, reforme do kete dhe do behet nga keshilli. Tani Rama mund te vendoste die tjeter. Sic duket figurat e PS jane te pabesueshme per Ramen dhe ai sve dot njeri tjeter por mban nje njeri te diskretituar si hajdut i zgjedhjeve ne Diber publikuar me ze ne media vendase dhe nderkombetare

      Rama mban Daminain se ska mundesi zgjedhjeje edhe pse i sjell humbje politikisht.

      Per te kompensuar pranimin e kushteve te opozites, ODIHR dhe bundestagu, Rama leshon Media Kazanin duke sulmuar kundershtarin me batuta patetike apo arsye foshnjarake .

      Skema shume ordinere , por jane skema qe i vijne per shtat Rames ne krizen qe ka futur vendin nga deshtimi i tij si Kryeminister dhe si kryetar i PS.

      1. Damiani eshte vene vetem per te tall bezhdilet me ‘opoziten’.Ja pse eshte vene. Kjo qeveri ne keto 6 vjet na ka treguar se gjeja qe ben me thjeshte eshte zevendesimi i krimineleve dhe hajduteve te tipit Damiani. Asgje nuk ka ndryshuar o rob. Rama ne 7 letrat e tij kishte kryefjale uljen ne tryeze per reformen zgjedhore. Nderkombetaret ne cdo pale zgjedhje e kane pasur refren reformen. Ku eshte ndryshimi ketu? Rama asnjehere nuk ka thene qe do e bejme reformen pa opoziten jashte parlamentit. Ku eshte fitorja ketu? I vetmi ndryshim ishte kerkesa eksplicite dhe URGJENTE e gjermaneve dhe amerikaneve per hetimin dhe denimin e hajduteve te votave si Damiani. Si vajti ajo pune ?Dhe ne fund cfare lesh reforme do PD kur na cau trapin 1 vit duke thene qe fajin e ka Rama dhe jo sistemi? Boll komentove peralla qe nuk i beson as vete se eshte pune e kote.

        1. Damiani eshte personi me i sakte per reformen ne PS, plus ka besimin e Rames

          Reformen nuk e donte Rama sepse nuk po mblidhte komisionet kur ishin ne parlament. NUk kishte vullnet

          Letrat e Rames jane si shkrimet e kometuesve. Aksionet e verteta nuk behen me Letra Publike

          Opozita ka te njetin qendrim Rama e ka fajin jo sistemi. Nuk ka nderrim sistemi.

          Reforma zgjedhore prek aspekte te tjere. , financimi, organizimi , fushata zgjedhore , etj Reforma prek elementet qe Rama nuk i zbatoi. Detyron Ramen te beje prapakthehu, psh Regjistrimi i Patozit nga KQZ , moszbatimi i dekreteve etj Shkeljet e KQZ jane pa fund. Mbi te gjitha eshte Krize Politike.
          Pas refromes ka zgjedhje te reja.
          Rama kete nuk e pranonte dhe nuk e pranon . Fjalet jane qe e ka pranuar. Te shohim.

          Nderkombetaret nuk e rrujne shume , thjesht po shohin qe shqiperia po shkon drejt gremines dhe kjo mund te sjelle destabilitet. Maqedonia mori te njejtin qendrim si Shqiperia sepse nuk mund te vecohen per BE-n. Maqedonia rrezikon destabilitet, shqiperia po ashtu dhe kosova po ashtu. Destabiliteti eshte fjaa kyce per nderkombetaret. ose STABILOKRACIA. Rama po merr ne qafe rajonin me pak fjale

          Aksionin e opozites ata e ndaluan nen justifikimin e destabilitetit. Mjaftonte nje qendrim i nderkombetareve ne kohen e protestave dhe Rama jepte doreheqjen brenda 24 oresh.

    2. Të pëlqenkërka shumë vetja, kujton se një kriptokomunist mund tjua hedhë të tjerëve mjafton të deklarojë që unë jam demokrat.

      Nuk bëhet fjalë për demokratë apo socialistë, por bëhet fjalë për shqiptarë.

      Që nga 2013 kur erdhi mortja e rilindjes në pushtet kemi lulëzim të krimit, trafikut të drogës, vjedhjeve të paskrupullta faljn apo dhënien me çmime qesharake të pasurisë publike për një grusht oligarkësh e politikanësh të lartë, tejmbushjen e administratës me militantë të pa arsimuar e të paaftë, kriminalizimin e të gjithë politikës në vend, tre palë zgjedhje të vjedhura e shumë bëma të tjera rilindase, por askush nuk mund të thotë se gjatë qeverisjes rilindase u bë të paktën një punë e mirë.

      Për të gjitha këto bëma që rendita më lart një njeri normal do të fajësojë qeverinë e askënd tjetër.

      Dhe në këtë situatë të të duket Luli i “urryer” dhe për edvinin të jesh neutral do të thotë ose të kanë injektuar ndonjë gjë që ta transformon realitetin në trurin tënd, ose je përfitues e nuk ke pse të qahesh, biles bën edhe diversion duke u hequr si gjasme demokrat, por siç e thashë më lart ti je një punonjës i paaftë i administratës sepse po të ishe i aftë e demokrat nuk mund të shpreheshe për Lulin e edvinin ashtu siç të thashë më lart.

      Biles stili i shkrimit tënd u përket viteve 70-90 e ti mund të jesh ndonjë 60 vjeçar në prag të pensionit që dashuria për partinë është shumë po shumë më e madhe se për Shqipërinë.

      1. JAM OK ME TE GJITHA SA THUA PER PALLOSHIN E ANETES . TANI MENDOJE PER NJE ÇAST SE FITOJ LULI . KUSH E NDALON LULIN TE BEJE TE NJETEN GJE QE PO BENE KJO KURVA 2 METROSHE ? VIJENI TRURIN NE PUNE DHE MOS FLISNI VERBERISHT SE KEMI 30 VJET NE KETE GJENDJE MIZERABEL . DUHEN NDRYSHIME LIGJORE QE TE FRENOJME NE RADHE TE PAR SULLTANATET E KRYETAREVE TE PARTISE . PASTAJ NDRYSHIME LIGJORE PER SISTEMIN , KOD ZGJEDHOR , MENYREN E VOTIMIT ELEKTRONIK , FINANCIM PARTISH ETJ. TE GJITHE JEMI KUNDRA PALLOSHIT , POR NUD DUAM NJE PALLOSH TJETER .

      2. “Vdekje komunizmit” per te treguar ty se sa demokrat apo kriptokomunist jam une me duhet te te them se ata qe perbejne palcen e Partise Demokratike jane te perndjekurit politike dhe une vij prej nje familje te tille. Se dyti, per dijenine tende pikerisht per shkakun e te qenurit demokrat dhe kryetar KZAZ ne zgjedhjet e 2013 une jam shkarkuar nga administrata shtetrore ne menyre te paligjshme. Se treti, qe nga ajo dite dhe deri me sot, pra 7 vite, askush nga partia “jote” nuk eshte interesuar ndonjehere per te pyetur nese ekzistoja. Thene keto, une jo vetem jam demokrat, por jam nje demokrat shume ndryshe nga ty, gjithnje nëse je i tillë, sepse kam pritur tre dekada qe PD-jone te ndërtojë shtet ne menyre qe tipa si E. Rama, qe i cili duhet thene ishte ai 20 % nese e mban mend gjate 2005 por per 8 vite te partise sonë atij nuk i hyri ferre ne kembe, mbase do kete qene sa per konsum politik. Une po ashtu, sot bie dakort me ty qe kryeministri duhet jo vetem mos te ishte KM i vendit tonë, por une shkoj me tej, duhet te ishte prapa hekurave se bashku me hajdutët e tij.
        Por çfarë bën Luli jot, kur i duhet proteste madheshtore na thërret në shesh, por pastaj kur si leverdis apo ashtu ka interesat na shet të gjithëve duke u tërhequr nga çdo gjë bën, uroj mos o zot dorëhiqet si kryetar i PD-së.
        Kjo ështe arsye pse thashë qe po krijohet nje perceptim ne mes demokrateve si person i urryer pasi te shet shume lehte. Nuk besoj se e quan vyrtyt kete gje te personalitetit te tij? Ndersa per Ramen nuk isha aspak neutral, se ke lexuar mirë, pasi thashë se per te ndjej mëshirë dhe mëshirë ndaj dikujt ka dy aspekte pse mund të ndjesh. Njëra ngaqë personi mund të jetë në një gjendje të tillë që te krijon ndjesinë e keqardhjes dhe e dyta mëshirë si shprehje e një ndjesie fundore negative ku asgjë tjetër nocion nuk mund të shprehë me mirë mllefin ndaj atij personi. Dhe për merakun tënd ndaj Rames unë kam këtë tipin e dytë të mëshirës si qenia më e pandjeshëm dhe antihumane dhe antivlera që mund ti këtë ardhur dhe që mund ti vij këtij vendi në drejtim.
        Dhe se fundi, unë nuk kam dashuri as për partinë dhe as shqipërinë tende që në tre dekada nuk kanë bërë shtet dhe as shoqëri perëndimore por qytetarët e këtij vendi po ja mbathin syte kembet nga vendi i tyre. Nëse ti ke hallin e Lulit dhe te partise duhet te mbash mend mire qe ajo ka qeverisur kete vend per 13 vite dhe sot ke Kryetar Kuvendi te Shipersise Gramoz Ruçin dhe anetar te tij Spartak Brahon mjaft domethënëse apo jo?? Une nuk e kam jetuar kohen e tyre por partia jote/jonë e dashur na ka treguar sa terroriste kanë qene ata…Shpresoj tashme të kesh nxjerr konkluzione të mjaftueshme! Nese eshte per te mire e shqiperise uroj qe ta besh buckon Luli kryeministër…por me duket se ai nuk e ka me dëshirë,.

        1. Victorian, mund të jem gabuar në atë se kush mund të jesh ti e çfarë bindje ke, Jam krejt dakord me të gjitha defektet që ka Luli dhe PD sot, por nqs mendon se e keqja më e madhe qenka Luli je gabim pavarësisht se shqiptarët shpresojnë vetëm tek Luli.

          A nuk do Luli të marrë pushtetin?

          Në fund të fundit ti unë e të gjithë sot jemi para dy mundësive o Luli o edvini!
          NUK KA MUNDËSI TË TRETË! Nesër apo në të ardhmen do të ketë por sot NUK KA.

          As unë nuk jam anëtar i PD, Bindjet i kam të djathta dhe e kam mbështeur PD gjithmonë kur ka qenë keq, por kur ka qenë në pushtet kam folur siç fol edhe sot për ato probleme që na shqetësojnë si njerëz e jo si njerëz politikë.

          1. Te jem i sincerte jam lutur qe te vij qe ne 2017! Thelbi i kritikës time ndaj tij ska të bëj me personin Basha, aspak. Thjeshtë tashme s’dua një tjetër qeveri që s’ben asgjë tjetër veçse vjedh pak me mirë popullin, edhe pse dyshoj se mund të vij një qeveri qe mund te bej gje pas kësaj qeverie ku vjedhja, korrupsioni dhe paaftësia janë ngritur në piedestal dhe na shiten si vlera.

            Është mjaft e thjesht për të besuar një parti – formo një ekip me personalitete, emra, profesionistë të shquar që PD-së si mungojnë, madje mund të bëjë tre lista. Po ashtu, qendroju fort ideve, moralit, qëllimeve në shërbim të qytetarëve, bërjes së një shteti me social dhe të drejtë, kaq mjafton për të pasur popullin me vete dhe për ta mposhtur të keqen që ka pllakosur mes nesh.

            Thënë këtë, unë nuk shof asnjë figurë apo personalitet ti jetë afruar PD-së, shto edhe piruetat me qëndrimet e kryetarit, kur ti pret që ai të vazhdojë përpara – me mjaftojnë për të kuptuar se nuk do kete një qeverisje neser me të mirë. Kjo është ajo që po kërkoj si demokrat dhe si një qytetar i denjë i këtij vendi. Nuk dua thjesht një sigel dhe ca njerz qe ne forme identifikohen me bindjen time politikë.

            Gjithsesi, urimi im është që brenda këtyre 6 muajve të kemi zgjedhje të parakohshme dhe një fitore bindëse dhe do zoti u ka mbetur një fije mirësi për të bërë një shqipëri me të mirë.

  15. Damiani prape eshte njeriu per t’u mundur, nje “bishe politike” e pa-ndalshme, bravo qe i poshterove sidomos ate gagacin Tit Vasilin. Me debilat jane ata qe hedhin molotovet apo lodhin koken me komente, Edi Drakula prape 47 % i merr ne 2021 dhe ben koalicion me Liken.

  16. Shqiperia s´ka nevoje per keto marreveshje, por per ndryshim rrenjesor te sistemit. Shkurt, keta jane te gjithe njesoj, kush me shume e kush me pak. Patjeter duhet te dale nje force e re, qe populli te ndihet i perfaqsuar.

  17. Te gjithe derrat nje turi kane . Luli nuk mund te bente perjashtim . Edi Rama = Lul Basha=Mbret , ky ekuacion duhet zhbere sa me pare .

  18. Aman se na hapet barkun me keto shitje-blerjet e elektoratit. Po ca elektorati eshte ky qe nuk voton? Edhe sa do vazhdonin keshtu? Edhe sa per ate qe te ike i gjati dhe te vije i bukuri( e kam perxxxxxx ) , c’ndryshim do bente ne sistem nese nuk “tradhetonte “ Basha?

  19. Për Victorian:

    Jam krejt dakord me çfarë argumentesh sjell më sipër biles unë mund të shtoj nga përvoja personale; megjithëse kam kontribut të cilësuar që në 1990, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë vlerësim qoftë edhe gojor nga PD, sepse ASNJËHERË nuk u kam shkuar përmbrapa për të përfituar ndonjë gjë prej tyre, sepse kam dashur që të mos i detyrohem askujt, dhe nuk fajësoj askënd për këtë.
    As unë nuk kam shpresë për ndonjë ndryshim 180 gradë sepse ne këta jemi mbase populli më dembel e më me vese i Ballkanit dhe sa të jemi të tillë edhe politikën të tillë do e kemi.

    Sa për PD me gjithë kusuret që ka as nuk mund të krahasohet fryma politike e PD me socialistët sidomos rilindasit për të cilët partia është më e rëndësishme se shqipëria, të paktën elita vërtet e djathtë e PD.

    E theksova edhe më sipër se ky është fati ynë nuk ka zgjedhje tjetër: Ose Lulin që e keqja e tij më e madhe që është edhe tipar i të djathtës që është shumë i butë, ose monstrën edvin.

    Tung! Shqiptarët duhet të fitojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu