• |
ide | kryesore

Olti Curri: Edi dhe Linda Rama, ura lidhëse e Alketës me “Sanremon”

F1, Paparazzi



Tashmë është bërë zyrtare: Alketa Vejsiu do bashkëprezantojë në “Sanremo 2020”.

Mirëpo duket se bloggeri Olti Curri e ka parashikuar i pari që Alketa duhet të shkojë në Sanremo, të prezantojë festivalin e rëndësishëm italian teksa komentonte me humor Festivalin e Këngës në RTSH disa javë më parë. Një portal online shkroi ditën e sotme që Alketa duhet të falenderojë Oltin për këtë gjë, e moderatorja ripostoi lajmin duke iu drejtuar Oltit me fjalët ironizuese: Lutjet e tua u bënë realitet! Zoti të bekoftë”.

Nga ana tjetër, Olti ripostoi “storyn” e Alketës duke thënë se falenderimet që moderatorja i bëri atij dukeshin bërë per dikë tjetër e se këtë gjë do e tregonte në storyt e tjera të tij.

Bloggeri i njohur nuk vonoi shumë teksa postoi në “storyn” e tij një varg postimesh që  tregojnë urën lidhëse dhe lobimin që është bërë që Alketa të prezantojë këtë vit në “Sanremo”.

Olti thotë se: Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Mateo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë.

Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance with me” nga Alketa Vejsiu.

Olti poston dy fotot e fundit duke thënë se : Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu” ky është dhe ekuacioni i Olti Currit për të mbërritur tek pyetja se si Alketa e shtroi rrugën për eventin e rëndësishëm.

Bloggeri mendon se Alketa duhet të falenderojë Edi Ramën që iu realizua ëndrra e saj.

Mesa duket Alketes nuk i ka pëlqyer fare reagimi i Oltit ndaj ka vendosur ti bëjë bllok në Instagram.

Për të qënë më të qartë, shihni të gjitha postimet e Olti Currit më poshtë./News31.al

  

     



2 Comments

  1. Olti po qepe njehere ate goje , kush je ti mo i vetshpallur gazetar, eshte moderatorja me e mire dhe e pregatitur per cdo lloj moderimi, bravo , lerini xhelozirat … super Alketa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *