• |
ide | kryesore

Video/ Kupa e Italisë, Hysaj tërbohet për penalltinë Gattuso e ‘qetëson’ me stilin e tij

Sport, Video



Napoli është skuadra e dytë e kualifikuar në cerekfinalet e Kupës së Italisë. Në stadiumin San Paolo, skuadra e Gattuso mposhti 2-0 Perugia në një ndeshje që pa Var të bëhet protagonisti i madh. Të kaltrit kaluan në avantazh në minutën e 26′ me një penallti të shndërruar në gol nga Insigne. Kapiteni përsëritet në të 38′, gjithnjë me një penallti të akorduar nga Var. Teknologjia i akordoi 11 metërsh edhe Perugia në kohën shtesë të pjesës së parë, por Ospina grushtoi tentativën e Iemmello.

E pikërisht për këtë episod, prekja me dorë në të cilin ishte e Elseid Hysaj, ka shkaktuar tërbimin e shkodranit, që ka protestuar ashpër tek arbitri. Topi fillimisht prek këmbën e kapitenit të Kombëtares e pastaj përfundon në krah, por arbitri sinjalizoi penallti. Për të sjellë në vete Hysajn në fushë është futur tekniku Gattuso, që e ‘qetësoi’ shqiptarin në mënyrën e tij… duke e shtyrë drejt daljes nga fusha.

Penalltia e Hysaj on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *