• |
ide | kryesore

Video/ Pirueta 180 gradë. Si e drodhi Basha për listat e hapura

-Instant, Kryesore, Lajme

Lulzim Basha vuan nga një ves. Sa herë është në periudhë radikale, qoftë në çadër qoftë gjatë djegies së mandateve, kur atij i duhet të mbledhë sa më shumë opozitarë në sheshe, ai premton gjëra të mrekullueshme, por ama, sa kalon këtë hall, ai i harron menjëherë ato.

Edhe me propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ka ndodhur njësoj si me “Republikën e re”. Tani kur po diskutohet publikisht versioni i kalimit në zgjedhje proporcionale me lista të hapura, pra kur Basha duhet të heqë dorë nga monopoli personal për të mos i vendosur vetë dhe në mënyrë arbitrare deputetët, por që këtë të drejtë t’ua kalojë zgjedhësve ai ka bërë prapaktheu.

Ai po predikon se kjo nuk e zgjidh vjedhjen e votës, madje ka yshtur njerëz pranë tij të shkojnë deri aty sa të thonë: “kush do lista të hapura i shërben Ramës”.

Por krejt ndryshe nga qëndrimi rigjid që mban sot, për mosndryshimin e sistemit dhe kundër mbi plot 50 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar për këtë, pak muaj më parë ai premtonte të kundërtën. Lapsi.al ka hapur arkivat e tij dhe ka gjetur një fjalim të kreut demokrat, ku ai flet për t’i dhënë sa më shumë peshë vendimarrjes qytetare, qoftë në një sistem me lista të hapura, qoftë në një sistem mazhoritar, qoftë duke zgjedhur një president nga populli, qoftë duke rikthyer peshën e referendumeve.

Lexo më tej:

Basha: S’ka pakte kulisash, vendimarrje me referendum nga populli 

Por të gjitha këto premtime sot janë varrosur, njësoj si ‘Republika e Re’, zgjedhjet pa Ramën Kryeministër, mosdorëzimi tek socialistët i bashkive etj.

Për të kuptuar më mirë këtë kalvar moskoherence, shikoni videon e mëposhtme, ku lideri demokrat, i cili sot duket rehat me sistemin zgjedhor aktual, premtonte ta kalonte peshën e përzgjedhjes së deputetëve nga kryetari i partisë, tek populli….

©Lapsi.al 

27 Comments

  1. Duhet menjehere te ndryshon SISTEMI ZGJEDHOR ,eshte shume e THJESHT

  2. Lista te hapura ose mazhoritar , president i zgjedhur nga populli dhe referendume. Kjo eshte “Reforma zgjedhore ” qe ka nevoje vendi o Lul . Mos u merr me karlliqe.

  3. Akoma nuk e keni kuptuar qe ky do ti zere vendin Rames dhe jo ti japi fund ‘epokes Rama’..
    Ky po ben egzaktesisht ate qe beri Rama kur rrezoi Berishen.
    Ky do thjesht te zevendesoi nje hajdut me nje tjeter.

    Vodhe ti, tani e kam rradhen une.

  4. ky qe ai gjenerali i revoluzionit te armatosur te lapsit qe qe e gatshme ti vinte zjarrin vendit per te heq nje pallosh e te ver nje gjatosh kokbosh..shqiptaret qe duhet te vriteshin per keta fytyra te urryera.opozita behet me moral e ide.po moralin sta bejn dot asnje nga ustallaret e ketij vendi qe kane nga 30 vjet ne pushtet.keta prite kur te bejn koalicion me njeri tjetrin pas ca kohesh::))

  5. Sistemi eshte nje gje dhe zgjedhjet jane nje gje tjeter

    Problemi eshte tek ZGJEDHJET, sistemi nxjerr ca i fut. Po fute Taulant Ballen do nxjerresh legena po fute Rudina Hajdarin do nxjerresh vari k…. Apo frrokune ndoken etj etj plehra

    Nuk eshte faji i sistemit ne thelb. Faji eshte i vjedhjes se zgjedhjeve, nuk ka sistem qe i ndalon vjedhjet

    Sistemi duhet te ndryshoje vetem nese e minimzon vjedhjen ne kete situatate ku ndodhemi!!!!!

    Pyetje qe duhette shtrohet eshte cili sistem vlen me shume ne kete situate DHE a do e pranoje mazhorance kete sistem???

    Pyetjet retorike se cili sistem eshte me i miri ne bote, nuk vlejne per realitetin.

    Al-banja ka nevoje per nje sistem zgjedhor qe te kete sa me pak vjedhje manipulime dhe qe te garantoje maksimalisht voten e lire!!!!

    Nese lejohen shpenzimet marramendese , kush do harxhoje me shume PD apo PS apo Doshi me PSD e Gjinushit 🙂 😀 pra a do jete gara e vlefshme?? gara eshte kush shpenzon me shume apo kush ofron integritet dhe patforme me te mire? etj etj

    Sistemi nje fjale goje eshte , puna eshte te bindesh Ramen qe te beje gare. A ben dot gare Rama po nuk u garantua qe do fitoje ai ???

    deri me sot koha ka treguar qe Rama i do zgjedhjet te fituara te sigurta 2000 donte meten , 2004 donte Fatosin 2007 donte certifikatat, 2009 donte sistemin zgjedhor pa LSI 2013 donte LSI 2015 donte bandat dhe kriminelet. ne 2017 sdonte asnje kundershtar

    2021 do Rudina Hajdarin sic duket

    1. Fugshpumsat ne aksion, sulm mbi opozien si gjithmone.

      Pervec Saliut 😀 po se po , fajin e ka Basha sepse Rama dergon Damianin dhe Rudinen 😀

      iu dhimbset opozita apo 2 mije lekshi te dora ?!

      1. ti daku besoj i beson verberisht keto qe thua:))po rama ska thene ndonjeher qe sdo ti dergoj me keta kapedanet..ai miku yt tha un me keta nuk ulem asnjeher se keta keshtu se ata ashtu se termet andej e kendej…rama e ka nda mendjen nuk i zbret kalit,po ka mundesi qe ne zgjedhje ti hipin dyshe kalit.ateher do argumentosh qe behet per te miren e shqiperis-.koherenca zero.te na rroje opozita,se na e ka ndrit der me sot e pa te sdim si do ia benim.hajde ta gezoni ramen e ca vite deri ne pension

  6. Lulzimja I hoqi breket qe i kishte veshur salihu tani bythen pritet ta vizitojne shume shpellkare e shurranjose,pse do tja lepijne,ose do tja rrasin fort mikun qe ta gezojne lulzimen

  7. Ju qe shani opoziten paguheni per keto kemente . Nuk Kam degjuar ne asnje vene te botes per keqeqeverisjen e qeverise te shahet opozita . Qe kur u vendose ligji kunder shpifjes Bushati po e dredh pllaken si duket …… Nje gje eshte e sigurt cfardo sistemi zgjedhor qe te jet Rama do i vjedhi zgjedhjet . Opozita po u fut ne zhjedhie me Ramen kryeminister eshte i sigurt deshtimi i opozites e kjo do jete fatekeqesia e shqipetareve

    1. E ve trurin ne pune ti apo je militant ? Ke sy e vesh apo çi qi temen kesaj pune ? Pse opoozita nuk eshte pushteti i neserm ? Atehere pse e shane qeverine e sotme ? Ça ndyshimi do kete qeveria e neserme me ate te sotmen ? Kesaj i thone hiq lenen dhe ve prenen . Ne e duam rrotacionin nje ore e me pare por jo te na trajtojne si kavie .

  8. Të gjithë komentuesit anti Lul janë prej atyre të Endri fugës.

    Sepse:

    1- Vetëm të shajnë me fjalë krejt ordinere, apo më keq, me fjalor halabakësh tipik i njerëzve të pa arsimuar ose gjysëm arsimuar.

    2- Të gjithë si gjithmonë fajin ia veshin Lulit.

    3- Por më kryesorja është se procesi i reformës elektorale është një proces për të cilin mund të flasin vetëm pak specialistë juristë dhe jo çdo jurist, kjo shpjegohet edhe me faktin se rilindja nuk pranoi të ndryshojë Damian Gjiknurin se është specialisti më i mirë që ka PS për çështjet elektorale.

    Dhe kur gjithfarë injoranti në këtë portal, biles që hiqen si të PD, “të Pavarur” apo antirilindas flasin si kopetentë sikur është marrë një vendim dhe këta injorantë parashikojnë pasojat dhe kështu shpërthejnë që Luli i ka fajet, janë njëlloj e tj. nuk kamë dyshim se janë komentues të paguar ose përfitues me rilindjen dheu leverdis që jovetëm të venëshenjën e barazimit midis edvinit e Lulit, por ta nxjerrin Lulin biles edhe më të keq se edvini..

    1. EDHE TI PASKE NEVOJE PER SYZE.
      JO MILITANTIZMIT !!!!!!!!!!!
      JO MIOPIZMIT PARTIAK !!!!!!
      NE FUND TE GJITHE DO TA HAME NE BYTHE PO U BEME MILITANT . HAPI SYÇKAT

  9. Ai që është ndjekës i vëmendshëm i politikës e mban mend që kërkesa për reformën zgjedhore ka qenë kërkesa e parë e faktorit ndërkombëtar menjëherë pas 30 qershorit.

    Fillimisht ka qenë Mathew Palmer, i cili e ka artikuluar qartë që SHBA mbështesin një reformë zgjedhore të dakortësuar nga të gjitha palët , pastaj ka qenë Johannes Hahn , i cili në emër të Bashkimit Europian ka kërkuar të njëjtën gjë, duke e konsideruar edhe si kusht për hapjen e negociatave tetorin e shkuar.

    Ky ishte një mesazh i qartë që vinte nga Perëndimi që dëshmonte se pranonte kauzën e Opozitës shqiptare. Gjithashtu, dëshmonte se zgjidhja e krizës shqiptare tashmë ishte futur në axhendën e Perëndimit. Kjo ishte një arritje jove vogël e Opozitës shqiptare.

    Opozita e bashkuar, pranoi menjëherë ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe në shtator pranoi të niste punën për reformën zgjedhore, akt që u përshëndet menjëherë nga ambasada amerikane në Shqipëri, e cila e konsideroi asokohe Bashën , një lider që ‘po dëshmon udhëheqësi të vërtetë’.

    Por, ishte Rama ai që e bllokoi këtë proces me qëllim zvarritjen dhe shtyrjen e tij. Pas kësaj zvarritje, Perëndimi e kuptoi mungesën e vullnetit nga ana e kryeministrit, kështu që ata vendosën të bllokojnë integrimin si presion që ai të pranojë realitetin.

    Njëkohësisht, për të treguar rëndësinë që ajo ka për zgjidhjen e krizës, ata vendosën që reformën zgjedhore ta institucionalizojnë duke e kthyer atë edhe ndër kushtet kryesore të Bundestagut gjerman, i cili kërkonte jo vetëm realizimin e reformës zgjedhore, por edhe implementimin e saj , që do të thotë realizimin e saj jo vetëm në letër, por edhe zbatimin e saj, pra zgjedhje të parakohshme .

    Kështu, duke parë qëndrimin zvarritës të mazhorancës, reforma nga kërkesë u shndërrua në kusht të panegociueshëm për zgjedhje të parakohshme.

    Në gjuhën diplomatike nuk ka presion më të hapur se ky për realizimin e saj. E vërteta është që nuk ka asnjë surprizë. Kjo do të ndodhte në fillim të janarit e paralajmëruar kjo nga Z. Basha dhe aktorë të tjerë të Opozitës. Ata ishin shprehur vazhdimisht që në janar do të niste puna për reformën dhe në mars do të kemi produktin final. Pra, deri në këtë pikë çdo gjë po ecën sipas planit.

    Përshëndetja që ambasada amerikane dhe ambasadori i BE i bëri fillimit të punës së përbashkët për reformën dëshmon, që ajo po kryhet nën mbikqyrjen e rreptë të SHBA-ve dhe partnerëve.

    Të dy deklaratat mbështesin midis rreshtave kauzën e Opozitës se procesi zgjedhor kishte deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptar dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë një proces të drejtë , ‘zgjedhje të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni’.

    Lajmi i mirë është se presioni i ndërkombëtarëve e ka detyruar të tërhiqet z.Rama nga pozicioni i tij , i cili tentonte të mohonte krizën dhe të zvarriste procesin.

    Më në fund ai u detyrua të njohë Opozitën e vërtetë, të cilën deri e mohonte dhe të pranojë krizën e rëndë ku ndodhet vendi. Këshilli politik i propozuar nuk është gjë tjetër vetëm se prova kryesore e një mekanizmi, që në fakt jo vetëm anashkalon, por nuk e njeh fare parlamentin .

    Sigurisht, kriza do të zgjidhet vetëm kur të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, por Opozita ka arsye për të qenë entuziaste , sepse tashmë faktori ndërkombëtar është tërësisht në anën e saj dhe ajo po dikton sot defacto axhendën politike të vendit.

  10. Ta shikoje luluja kur te flase salih karaxhic berisha dhe te gjithe ju shpellkare do te sulmoni lulune se keshtu do ju urdheroje salihu

    1. Ja u larguan ,po pastaj ? Hijenat do drejtojne ? Jo te largohen , por te rezistojne dhe te ngrihen ne revolucion kurder politikes dhe politikaneve .

  11. Në konferencën për shtyp të PD, kur Basha u pyet nga një gazetar se a do të diskutohet propozimi për kodin zgjedhor me sistemin proporcional me lista të hapura, u përgjigj prerë se unë jam për diskutimin e çdo ndryshimi të sistemit zgjedhor, por në rradhë të parë jam për ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar me votën.
    Pra ai u shpreh kjartë se nuk e përjashton diskutimin e vendimmarjen për ndryshimin e kodit zgjedhor.
    Përse ngulet këmbë kaq shumë për të dizinformuar publikun se opozita ka të njejtin mendim me Ramën ?
    E vetmja parti që nën diktatin e Ramës nuk do në asnjë mënyrë ndryshimin e kodit, është PS, ndërsa nga rradhët e opozitës ka deklarime e mendime të ndryshme.
    Bile Bylykbashi që është mgarkuar si mandator i PD për reformën zgjedhore, deklaroi se personalisht jam për sistem mazhoritar e po kështu me mendime të ndryshme janë edhe ish deputetë të tjerë të opozitës.
    Pra opozita e sheh si sekondare problemin e kodit zgjedhor e që mund të përcaktohet me një konsensus edhe me shoqërinë civile, por ajo nuk heq dorë nga kërkesat e saj për zgjedhjet e parakohëshme me qeveri teknike, dhe nga kërkesa që soji i Gjiknurëve të japë llogari para drejtësisë.
    Nëse SPAK nuk do të shqyrtojë dosjet e famëshme të përgjimeve që janë një denoncim flagrant i abuzimeve të Gjiknurit e Ramës me shokë me zgjedhjet, e opozita do të heshtë për këtë, atëhere e ka të sigurtë humbjen e saj, por nuk ka sepse të paragjykohet opozita se përse PS ka lënë si mandator Gjiknurin.
    Në këtë marëveshje të imponuar nga SHBA, BE e Britania, duhet pranuar në fakt se opozita është më komode në pozicionin e saj, kur ka përballë një deputet socialist të demaskuar jo vetëm nga mediat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

  12. Ja dhe byroisti i lulushit na e sqaroje dhe me mire se luluja kete keqkuptimin e madh qe u krijuar nga armiku i klases dhe byroisti e kapi kete qe luluja beri sikur e drodhi sot,behuni gati per protesta ju revolucionaret demokratik per te rrezuar ramen dhe mbani lart frymen revolucionare te lulzimes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu