• |
ide | kryesore

Vjen në jetë Duam, djali i Miriam dhe Alban Skënderaj

Paparazzi, Slider



Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë të një djali.

Lajmin e bukur e kanë dhënë të dy këngëtarët në Instagram, ku kanë publikuar një foto profili të djalit dhe dorës së tij të vogël.

Miriam dhe Albani zbuluan dhe emrin që i kanë vendosur djalit të tyre.

Vogëlushi do të quhet “Duam”, njëjtë si titulli i këngës së tyre me të cilën kurorëzuan dashurinë!

“Mirë se erdhe në jetë Duam.

Ne do të duam deri sa frymë më të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e me pak se nesër. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh përjetësisht Princi jone Duam. Do bëjmë gjithçka qe është ne dorën tone qe ti te rritesh me shëndet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te përqafosh te mirën dhe te luftosh padrejtësitë. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Te duash e të të duan.

Është detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gëzimeve dhe hidhërimeve tona te ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër edhe pse mund ta imagjinoni.

Duam (përveç se një fjale e ëmbël, e pastër dhe kuptimplotë shqipe) vjen nga emri i këngës me te cilën ne kurorëzuam martesën tone para pak muajsh, dite e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugën e tij për te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo dite atë këngë ndaj e kemi ndjere gjithmonë shume edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty ne mes si një shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbështeten gjithmonë.

Mire se vjen ne familje biri jone. ????????

Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *