• |
ide | kryesore

Arsyeja e vërtetë e largimit të Meghan nga mbretëria

Paparazzi, Slider



Situata është zhvilluar me shpejtësi që kur Meghan Markle dhe Princ Harry shokuan botën me lajmin se do të tërhiqen nga pozicionet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Është aluduar shumë në lidhje me të ardhmen e çiftit, punën që do të bëjnë për të qenë “të pavarur financiarisht dhe sigurisht, mbi arsyen e këtij largimi. Në një artikull të sapobotuar të People, një mikeshë e çiftit thotë: “Nëse marrëdhëniet do të kishin qenë më të mira, gjërat do të kishin qenë ndryshe.” “Ata nuk donin ta menaxhonin kështu situatën, por Meghan dhe Harry u detyruan,” vijon mikesha. “Ka shumë hatërmbetje në atë familje – është toksike.” (Personi nuk përmendi ndonjë anëtarë të familjes mbretërore). Një tjetër burim tha për People se mbulimi negativ në shtyp e “lëndoi tmerrësisht shumë” Meghan.

“Meghan dhe Harry nuk u mbështetën dhe nuk u përkrahën mjaftueshëm nga familja,” tha burimi. Çfarë po ndodh realisht brenda familjes mbetet mister. Por dimë se Princ Charles, Princ Wiliam dhe Princ Harry u takuan me Mbretëreshën dje për të diskutuar zgjidhje dhe plane të mundshme për të ardhmen e çiftit Sussex. Para mbledhjes, dy vëllezërit publikuan një deklaratë për shtyp në të cilën hodhën poshtë thashethemin se William “bullizoi” Harry-n dhe Meghan deri sa i detyroi të largoheshin. “Pavarësisht mohimeve të qarta, në një gazetë britanike u botua një artikull që aludonte mbi marrëdhënien e Dukës së Sussex dhe Dukës së Cambridge. Për vëllezërit që angazhohen kaq shumë në çështjet e shëndetit mendor, gjuha nxitëse e përdorur është ofenduese dhe me shumë mundësi e dëmshme,” shkruhej në deklaratë.

Mbretëresha Elizabeth u fokusua te familja në deklaratën që lëshoi dje pas mbledhjes. “Sot, unë dhe familja ime bëmë diskutime shumë konstruktive që lidhen me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë e mbështesim plotësisht dëshirën e Harry-it dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re si familje. Edhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjestarë të familjes mbretërore, e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur,” tha ajo.

Pritet që vendimet e Princ Harry-t dhe Meghan të merren me shpejtësi, sipas kërkesave të Mbretëreshës. Për sa i përket marrëdhënieve të komplikuara mes anëtarëve të familjes, ato duan pak më shumë kohë të zgjidhen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *