• |
ide | kryesore

Basha arriti ta delegjitimojë këtë parlament

-Instant, 2, Ide
agron-gjekmarkaj.jpg

Në krye të herës duhet pranuar që rruga e opozitës për ta rrëzuar Edi Ramën nëpërmjet radikalizmit dështoi. Kjo nuk do të thotë aspak që kauza e saj, ashtu siç u prezantua, nuk qe e drejtë. Opozitës nuk i mungoi fuqia, por mbështetja ndërkombëtare për këtë. Ata, të huajt që monitorojnë edhe de fakto këtë shtet e që vendosin për ne, të yshtur nga dekori demokratik e nga lobimi mbresëlënës me mjete që mund t’i hipotizojmë të Edi Ramës, por që nuk i provojmë dot, nuk e kuptuan dhe pranuan dorëzimin e mandateve apo bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Njëanshmëria e tyre e qartë me spirancën hedhur mbi koncepte të tilla e ndjeshmëri të caktuara nuk i lejoi ata të shikonin qartë rastet e tmerrshme të shitblerjes së votës në Dibër, Shijak e të tjerë, paçka se tabloidi “Bild” ua plasi para fytyrës. Me ta, opozita nuk i bëri llogaritë bash si duhej. Për të dytën herë pas kohës së “çadrës”, ligjërimi i saj nuk u përputh me faktet. Përtej kësaj, mes të qenit fasadë në një sistem, i cili me apo pa opozitën në të po shndërrohej gjithnjë deri në piken e degradimit ku jemi sot, në hapësirën e unit të Edi Ramës ajo zgjodhi vetësakrifikimin për të vërtetuar tezat e veta.

Marrëdhënia e Ramës me eksponentët me të kaluar të errët, subjekt i ligjit të dekriminalizimit, po vërtetohet deri në kufijtë e sfidës me kryebashkiakët e tij që po këputen si fiq të thatë nga dega një e nga një. Po kaq në votimet e 30 qershorit, në të cilat qeveria nuk i pranoi komisionerët e opozitës në shkelje të ligjit, po kaq dëshmoi grykësi e dhunim të rezultateve, të cilat u trukuan të kushtëzuar nga pjesëmarrja tejet e ulët në proces. Raporti i OSBE-ODIHR ishte tejet dërrmues për gjithë farsën, e cila u kompletua nga urdia e qyskimbajtësve kundër dyerve të bashkive, në të cilat u futën si llokumi në pako kryetarët e emëruar.

Lufta për të kapur e rrënuar të vetmin institucion që nuk e kanë, Presidencën e Republikës, është po ashtu dëshmi e krizës, që vetëm i zgjeron përmasat. Ligji kundër “shpifjes”, në fakt kundër fjalës së lirë, i kundërshtuar nga të gjitha organizmat kryesorë ndërkombëtarë, është qershia mbi tortën e dekadencës. Ndërkohë që historia e trishtë e këtij viti dikë e merrte përpara, dike tjetër e zinte nën vete, të tjerë i hidhte mënjanë, shumë në rrugë, ca ndër zyra me krye mbi tendera kaosi vendoste themelet e veta me protesta, mungesë institucionesh drejtësie që duken si pëlhura e Penelopës që nuk ngrihen kurrë, abuzime të Policisë me gaz lotsjellës, me rrënime shtëpish dhe buldozerin në derë të Teatrit Kombëtar, me njerëz që ikin me balonë, duke e renditur Shqipërinë në krye të azilkërkuesve në BE, në Europë arritën në një konkluzion të shprehur në nëntë pikat e Bundestagut, shoqëruar me dëbimin nga procesi i integrimit në Europë.

Një nga këto pika është Reforma Zgjedhore si hap i parë për një proces më të mirë zgjedhjesh dhe rregullat e lojës në çdo vend shkruhen bashkë me kundërshtarin. Ndaj, fotografia e kuartetit bashkë me lajmin që e shoqëroi nuk është kataklizmi. Në këtë pikë, sulmet që i bëhen Lulzim Bashës nga ata që u bënë patericat e Edi Ramës në votimet e 30 qershorit, janë thjesht një përpjekje për të fshehur bashkëpunimin e tyre me Kryeministrin tamahqar në përdorim renegatësh. Marrëveshja e majit 2017 dhe ulja në bisedime për këtë reformë nuk kanë asnjë lidhje të dukshme. Opozita ka detyrimin etik të ketë një tezë dhe një qëndrim të vetin për sistemin zgjedhor, ta mbrojë dhe ta shpjegojë atë mes debatit për lista të mbyllura e të hapura.

Ndërkohë, Basha, ndonëse me çmimin e lartë të sakrificës, ia doli të delegjitimojë institucionet dhe ta kalojë vendimmarrjen në tryezën jashtë Parlamentit. Opozita tregoi forcën e saj, duke iu imponuar maxhorances për të arritur një pjesë të qëllimeve të saj përmes Reformës Zgjedhore!

Përfundimi i Reformës Zgjedhore, më 15 mars, i hap rrugë teorikisht zgjedhjeve më me standarde e mundësisë që ato të jenë të parakohshme, mundësi që do të nxiten apo stopohen edhe nga Juri Kim, ambasadorja e re e SHBA-ve në vendin tonë. Nga ana tjetër, pamja e qeshur e Damian Gjiknurit, mecenat të “çunave problematikë të Dibrës”, “hero” epik i dosjes së këtij qyteti, nuk është një ogur i mirë. Ndoshta, opozita do duhej ta tërhiqte pak më shumë litarin para se të ulej krah tij.

Duke ndjekur trajektoren e këtyre zhvillimeve mund të pohojmë që pjesëmarrja e opozitës në bisedimet për Reformën Zgjedhore është veprim i domosdoshëm dhe njëkohësisht kjo pjesëmarrje i heq asaj mundësinë për veprime “revolucionare” nesër, pos rastit kur populli e “tejkalon” opozitën. Do të binim në maraz të madh nëse nuk e themi që problem nuk janë ligjet dhe kodet, por vullneti njerëzor e politik për t’i shpërfillur ato, egoja e çdo analfabeti, batakçiu e hajduti, për t’u bërë pasha e shërbëtor i Sulltanit.

Gazeta Panorama

11 Comments

  1. “kjo pjesëmarrje i heq asaj mundësinë për veprime “revolucionare” nesër” MOS KI MERAK, arti eshte i korruptuar ke lloj lloj menyrash.

  2. Gjynah ku mbrriti Shqiperia. Shikoni portretin e autorit te kesaj analize, si konviktoret katunar te krehur para mbremjes vallzimit me nje shprehje vetkenaqesie prej debili.

  3. Ju kurva qe doni te beni humor me forcen e penes te nje gazetari do ju thoja qe do vij shum shpejr ditaqe zdo gjeni vrime te futeni po ckeni more b. . . q . .. tirane apo nga do qofshi se ne qytetaret cfare kemi .y legena

  4. Po ca thu me kar ca thu.
    Po Bashes i doli goja tu thone qe:
    fool me once, shame on you; fool me twice, shame on me.
    nuk eshte sistemi. ESHTE RAMA. Nuk ka zgjedhje me Ramen kminister.
    Parlamenti eshte ilegjitim…. Qeveria eshte ilegjitime….
    Hajdari&Co nuk perfaqesojne PDne…..

    Ka humb tre pale zgjedhje. Qindra veta u arrestuan e u helmuan nga gazi e Rama prap nuk ra…..
    Del ky anal isti me justifikime. Po nonji pergjegjesi private a do mbaje lulja apo jo?

  5. Gabohesh z.Agron . Deligjitimimin ky parlament e mori qe kur opozita e braktisi ate foltore te dijetareve dhe njerezve te urte sepse ishte kthyer ne çerdhe kriminelesh dhe injorantesh . Tani opozites i takon ta diskretitoje kete parlament . Nje pjese e mire ketij diskretitimi u relizua me dekriminalizimin e saj , tani ka ngelur dhe goditja perfundimtare “knock down” . Ky “knock down” arrihet me implementimin e ndryshimeve ligjore kushtetuese dhe ndryshimeve te kodit zgjedhor dhe te gjitha ndyshimeve te tjera te domosdoshme per nje shoqeri te lire dhe te drejte . Si pike e pare dhe e panegociueshe por qe i bene te besueshem kryetaret e partive dhe sidomos z.Basha eshte , heqja dore e tyre nga padronizimi i partise dhe sjellja e tyre si sulltaner . Trajtimi nga ana e tyre i anetareve te partise dhe elektoratit qe perfaqesojne si kavje eshte shkaku kryesor qe na ka sjelle ne kete gjendje qe jemi sot . Si perfundim , une mendoj se me kryesorja e kryesoreve eshte dekriminalizimi dhe deligjitimimi i kryetareve te partive . Heqja dore e tyre nga sulltanati dhe sundimi dhe demokratizimi i tyre eshte hapi i pare drejt kesaj lirie dhe drejt prosperitetit te ketij vendi .

  6. Ka pasur një periudhë kur z.Gjekmarkaj, ndikuar edhe nga religjioni katolik, ka pasur një qëndrim jo të besueshëm ndaj PD, veçanërisht në qëndrimin e Bashës ndaj Jozefina Topallit apo për konsideratën që kishte për gjeneral Lleshin. Por në politikë mendimi evolon nëse ju rereferohesh fakteve e të drejtës.
    E kam dëgjuar shpesh z. Gjekmarkaj në studiot e Eni Vasilit e më vonë në studion e Sokol Ballës, e me qetësi e argumenta ka debatuar kundrejt klubit mbrojtës të Edi Ramës, në mbështetje të opozitës.
    Pa dashur të përsëris gjykimet e tij të drejta për situatën e krijuar me “marëveshjen” aq të përfolur për reformën zgjedhore, mendoj se lidhur me “uljen e opotitës në tavolinë me Gjiknurin”, që vërtet i ka demoralizuar një pjesë të mbështetësve të opozitës, nuk më duket se Basha e opozita të jenë tërhequr nga demaskimi i tij.
    Rama me kryeneçësinë e tij e mbajti Gjiknurin siç duket për të sfiduar opoitën , por pa e kuptuar , se ky veprim i tij do ta përkeqësojë më shumë pozitën e tij si kryeministër.
    Mos harojmë që DASH ka publikuar që Gjushit të famshëm , ja ka ndaluar hyrjen në SHBA, duke e cilësuar si një person të korruptuar, e Rama vazhdon ta mbrojë.
    Për opozitën është shumë më komode që të ketë përballë në këtë tryezë të marëveshjes zgjedhore, nje personazh të diskretituar si Gjiknuri, që nuk është çudi që të dëgjojmë edhe për ate që të ketë fatin e Gjushit.

  7. gjekmarkaj eshte malok i piset qe zbriti ne Tirane dhe sot i duket vetja se mund te japi mend .ne fakt eshte vetem nje cope rrot kari ,i trashe dhe i paskrupullt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu