• |
ide | kryesore

Basha: Kundër marrëveshjes, revolucionarët dhe të shiturit tek Rama

-Instant, Kryesore, Lajme

Lulzim Basha ka dalë sot për të fashitur dyshimet e elektoratit opozitar, se ulja në tryezën e reformës zgjedhore është një tradhëti ndaj kauzës radikale një vjeçare.

Ai është shfaqur këtë të mërkurë në një konferencë shtypi, ku kishte rreshtuar në mënyrë butaforike të gjithë personalitetet që i kanë mbetur në PD dhe me tone të ashpra ka theksuar se kush është kundër fillimit të këtij procesi, ose paguhet nga Rama, ose është naiv i gënjyer nga propaganda e tij, ose ka një qasje revolucionare dhe jo europiane për ndryshimin e Shqipërisë.


Andi Bushati: Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

Basha është përpjekur të argumentojë se ajo që ndodhi me krijimin e këshillit politik është një sukses i opozitës që i bindi edhe ndërkombëtarët se dialogu duhet të zhvillohet jashtë kuvendit të krimit, dhe të miratohet pa i lëvizur asnjë presje prej tij.

Por krahas kësaj fitoreje basha është paraqitur edhe si garant i rrugës radikale që  ka udhëhequr këto 12 muaj. AI ka pohuar me forcë se largimi i Edi ramës sa më shpejt të jetë e mundur mbetet qëllimi kryesor, se i përmbahet platformës së partive opozitare të prillit të kaluar për një qeveri tranzitore para zgjedhjeve, se nuk do të ketë asnjë amnisti për vjedhësit e votës, si Dako, Gjiknuri, Lala, Avdylajt, etj.

Basha i prerë: S’ka amnisti për Dakon, Gjiknurin, Ymer Lalën dhe Avdylajt

Madje edhe urgjencën për të miratuar brenda 15 marsit ndryshimet e reformës zgjedhore, Basha i përligji me dëshirën për të krijuar sa më parë mbajtje e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale sa më parë që të jetë e mundur.

Ai ka bërë një prapaktheu verbal edhe ndaj grupeve të shoqërisë civile, që nuk janë me PD por kërkojnë ndryshimin e sistemit. Ndryshe nga qëndrimet refraktare që mbajti ditët e fundit ndaj mundësisë të zgjedhjeve me lista të hapura, ai tha se PD do të bëjë të mundur që në këshillin politik të diskutohet të gjitha nismat dhe propozimet.

Këto përbetime, se me uljen në tryezën e reformës zgjedhore PD nuk ka tradhëtuar asnjë nga qëndrimet e saj të deritanishme, erdhën pas reagimeve të forta ditën e djeshme. Pasi panë Bylykbashin dhe Vasilin përkrah Gjiknurit dhe Rudian Hajdarit, të gjithë ata që kreu actual nxori jashtë partied y vite më parë u riaktivizuan publikisht, në rrjetet sociale u shtuan dyshimet për ndryshim kursi, kurse në një testim të zhvilluar nga emisioni “Opinion” për këtë temë, rreth 70% e të pyeturve ishin të pakënaqur me një marëveshjeje të mundshme.  

©Lapsi.al

44 Comments

    1. E thjeshte fare; ANTINJERIU, nuk deshiron qe te largohet nga SUNDIMI dhe pushteti, pike! Per zgjedhesit, atij as nuk ia ndien fare sepse zgjedhjet i VJEDH, sic i don qejfi! Cfare duhet bere kur ky DEMON i zi, nuk largohet me asnje forme te njohur “demokratike”, Lulush?!
      Lulushi, eshte ASI nenmenge i SOROSIT, ai pervete eshte ne rregull, zyre lluksoze ka, influenca te pista ka, ne protokollin e shtetit eshte i ekuivalentuar me mimistrin, rroge po 3000€ ne muaj, paguar nga taksat tona (do te thoni ju, ku ia ndien ketij per kaq, ai ka miliona €), atehere perse duhet qe ky burre pashpatulla, te udheheqe popullin per rrezimin e diktatures? 95% e shqipetareve, jane gati qe t’i shkojne pas kujdo, qe do te dal perpara, per te rrezuat ANTINJERIUN! Dy fjale edhe per plerat nderkombetare SHBA, BE dhe dreq e shejtane, qe mbeshtesin ANTINJERIUN dhe kete diktature; “mjerane, ju vertet po e shkataroni kete milet por mos harroni se, bashke me shkaterimin e Shqiperise dhe te shqipetareve, ju po shkateroni edhe vet pjellen tuaj te ndyre”.

      1. PO TE KISHE THENE SE 15% JANE GATI TI SHKOJNE PAS KUJTDO ATEHERE DO TE BESONIM POR TE THUASH 95 % AS QENTE E LAGJES TENDE NUK E BESOJNE.

      2. More vullkan revolucionari !
        Meqë e paske ndarë mëndjen top që “Lulushi sorosian”” nuk paskej “këllqe” për të përmbysur nga pushteti “Antinjeriun”, përse nuk mer një shishe benzine , të dalësh në shesh e të djegësh veten në shenjë “proteste” kundër “Antinjeriut e Lulushit”, po na del me thirrje revolucionare komuniste që shqiptarët të vriten me njeri tjetrin, për të sjellë në pushtet “askushin”.
        Të djathtat erdhën në pushtet në fillim vitet 90-ë në gjithë perandorinë komuniste të Europës lindore, jo me “revolucione bollshevike” se komunistët e kanë si moto marjen e mbajtjen e pushtetit me pushkë, por me protesta paqësore e mosbindje civile.
        Shqipëria është përgjysmuar nga emigracioni e vrasjet kriminale.
        E çfarë do të fitonin shqiptarët sikur të përsërisnin vitin tragjik të 1997, ku u vranë mijra me njeri tjetrin e akoma edhe pas 25 vitesh vazhdojnë tëvriten me armët që u rëmbyen nga depot me thirrjet “revolucionare” të “vullnetarëve të Enverit ?
        Një studim i OKB paskej “zbuluar” se Shqipëria nëse do të vazhdojë me kësij politikash, në vitin 2100 do të katandiset me vetëm 500 mijë banorë.
        Ta siguroj se nëse do të plaste një “revolucion” apo Luftë civile sot, në Shqipëri nuk do të ngeleshin as 500 mijë banorë

    2. Do te kisha deshire qe SPAK ta filloje punen me Andin,Tosin,Zhejin! Ku i gjeten parate? Si jane paguar? Kush i ka paguar? A kane paguar taksat? A kane shpifur me urdher nga bosset e tyre? A duhet te denohen per lajmet e reme qe kane trilluar?!

      1. Po a ka mundësi të na skjarosh o miza Zzzzzzzzzz se çfarë pasurishë kanë vënë Andi, Tosi e Zheji e me çfarë biznesi janë pasuruar, se mesa dihet asnjeri prej tyre nuk ka qenë i lidhur me qeveritë por kanë qenë kritikë të qeverive si të djathta, edhe të majta.
        Nuk ju a pëlqej edhe unë manierën e kritizerit duke i barazuar të gjithë njëlloj , me qëndrimin subjektivist majtist, ama nuk gjej asnjë fakt ti akuzoj për korrupsion apo pasuri të vënë në rrugë korruptive.

  1. E bene loqe fare kete te shkreti dhe ky na thote edhe dua por dhe nuk dua,dilni zigur stalin fax xixa sqaroni shpellkaret tuaj per keto qe thote ky loqja,ja mblodhi prap salihu.

  2. Po ti e more vesh o rrace mavi qe ne Shqiperi nuk ka demokraci se jane te tere bythe e breke mjer populli me keta zagare politikane .Ju fara e qelbur e pjelles komuniste po mbini ne mendjen e pjerdhur te ketij populli-Dele-

    1. Mire keta por edhe nderkombetaret bashke me ta. Kane qe ne fillim te mandatit te pare qe luajne filmin. Ata promovojne tirani

  3. Hahahahahaha, dul Stalini.
    Ec aty Stalin, mos humb kohen, pergatit disa molotove se do na duhen per revolucionin e S ales dhe republiken e re te Lulzimes.
    Hahahahahaha…………………..

  4. Ti je i paguar nga Rama o legen, jo 70% e shqiptareve. Njerezve nuk i duhen teknikalitetet e kota qe nuk i kupton as vete se ti nuk di as tabelen e shumezimit. I mjafton foto e Oerdit me Damianin. Ti nuk e kupton cfare ke bere. E vrave ndoshta per here te fundit shpresen e ndrojtur se mund te ndodhte ndryshimi. Faza radikale beri njesh te djathtet, te pakenaqurit, shoqerine civile, gazetaret, profesoret, artistet etj. Tani te ka ngelur vetem Cimi me shpuren qe parashikon termete. I bere njerezve dem me te madh se Rama, sepse tani eshte shume veshtire te besoje me njeri ne kauza politike sado te mira te jene. Gjithsesi, duhet te kuptojme qe Luli eshte aksident. Politika nuk ka mbaruar, aq me pak urrejtja e njerezve per kete cift te neveritshem. Keta kane sistemin. Ne qe donim zgjidhje jashte sistemit jemi ne te njejten pike. Nuk na duhet te jemi jemi brenda sistemit per ta shkaterruar. Asgje nuk humbim po e provuam. Une jam gati te rreshtohem edhe pas Arlind Qorrit edhe pse e di qe do vjell pasi ta shkruaj kete. Volla.

    1. Neri Bravo je antiLuli më i kualifikuar.

      Por kësaj i thonë të mos shohësh ujkun edvin, por të shohësh gjurmët.

      Dhe të paguar ose infantilë ose militantë PD-ista që presin sa më shpejtë ndonjë kockë qyl të pamerituar jeni bërë njësh dhe të gjithë një thirrje keni Fajet i ka Luli!

      1. Si te jem me Lulin kur une nuk e di kush eshte? Cdo 6 muaj del nje Lul tjeter. Me ke Lul te jem? Me ate qe kerkon republike te re? Me ate qe do zgjedhje pa Ramen? Me ate qe do zgjedhje me Ramen? Po te dali prap ne rruge pas 6 muajsh cfare do thuash ti o antikomunist? Apo i di partia ato gjera dhe ne bejme c’thote partia. E kupton sa absurde eshte situata apo jo?

        1. 1-Unë shoh me pozitivitet çdo individ parti që e vlerëson që edvini është fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve pas enver hoxhës.
          2- edvini po e konsumon me turp mandatin e dytë, por të jetë për ne shqiptarët rrezik merr edhe të tretin, por janë ndërkombëtarët që ndjehen të rezikuar nga droga e kriminaliteti në rritje në vendet e tyre me mbështetjen e edvinit.

          3- Jo Luli por edhe nj njeri normal e kupton që edhe Luli është në konsumim të mandatit të tij si kryetar i PD dhe nqs ai nuk mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme i mbaron kryetarllëku, kështu që nuk mund të bëjë më kompromise që e dëmtojnë sidomos atë personalisht.

          1. Ulja e djeshme me Damianin ishte me keq se humbja e zgjedhjeve. Doreheqjen duhet ta kishte dhene qe dje dhe mos kandidonte me.
            A nuk qe Luli qe e beri kompromisin masakrues per PD-ne ne 2017?

  5. Kritikat irracionale ndaj Bashës
    Nga Klodian Tomorri – 20:39, 15/01/2020
    Kritikat ndaj Lulzim Bashës se pse e uli opozitën në reformën zgjedhore janë ushqim i mirë për turmat. Por politikisht, rikthimi i Partisë Demokratike në rrugen institucionale ishte gjeja më racionale për t’u bërë.

    Sot qeveria e ka humbur maxhorancën në popull. Në këto kushte opozita duhet të ketë vetëm një mision dhe qëllim. Të çojë vendin sa më shpejt në zgjedhje.

    A ka rrugë tjetër që një parti politike të vijë në pushtet përveç zgjedhjeve? Sigurisht që po. Pushteti mund të merret përmes dhunës, revolucionit ose grushtit të shtetit. Dhe një parti që kërkon të marrë qeverinë në këtë formë, nuk ka pse të ulet në tryezën zgjedhore. Thjesht armatos popullsinë dhe vë shqiptarët të vriten me shqiptarët.

    Nëse kjo është ajo që kërkojnë militantët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, atëherë Lul Basha duhet të japë dorëheqjen sepse ai nuk përfaqëson më vullnetin e mbështetësve të PD-së. Zgjidhet një kryetar i ri me background të fortësh dhe opozita ka të gjithë të drejtën e saj për t’i hyrë aventurave të rrezikshme.

    Kjo është rruga që mund të eksitojë radikalët. Rruga tjetër është ajo e zgjedhjeve paqësore. Dhe një opozitë mund të shkojë në zgjedhje në dy mënyra. Ose duke pranuar totalisht rregullat që i vendos kundërshtari, ose duke thënë- e madje imponuar fjalën e saj në tryezën ku vendosen rregullat.

    Këtë bëri opozita një ditë më parë. Dhe politikisht, matematikisht kjo ishte gjëja më racionale që mund të bënte.

    Kritikat ndaj opozitës mund të qëndrojnë në çdo kohë. Gjithsekush ka të drejtë të kritikoje. Por sot opozita dhe Lulzim Basha kanë vetëm një mision. Të çojnë vendin në zgjedhje duke pasur maksimumin e garancive që zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme. Aventurat i eksperimentoi një herë në zgjedhjet e shkuara lokale. Dhe edhe pse ai vendim i eksitoi radikalët njësoj siç mund t’i eksitojë bojkoti i reformës zgjedhore sot, rezultatin e panë të gjithë.

    1. Kjo qenka e bukur shume. Ku e gjete aman, tek Cimi? E lexoni cfare thote ky? Ky tipi (Luli) ben eksperimente dhe qellon qe deshtojne. Pastaj ca qindra njerez arrestohen, ca rrezikojne jeten nga gazi, ca qindra shkarkohen nga puna, shume do denohen apo jane denuar dhe do vuajne pasojat me vite. Po pergjegjesi do mbaje ky Luli o Klodian racionali? Pastaj Luli e beri nje here gjene “racionale”, pra marreveshjen per zgjedhjet me Ramen dhe kaloi 2 vjet duke kerkuar falje se ishte marreveshje irracionale. Si ka mundesi qe ka njerez qe nuk i ben pershtypje idiotesia e ketyre argumentave nuk e kuptoj.

      1. Eksperimente Luli ?! Mos i jep aq vlera. Eksperimentet i ben Rama me nderkombetaret, ky fisqir vetem sa mundohet ti kopjoje me mish e me shpirt por aq sa ja mban bytha rropqirit. Do te ndihet dhe ai i rendesishem.

      2. Mirë kjo është demokracia ose e merr ose e lë.

        mbajeni me shëndet edvinin, por përgatituni dhe i bëni gati valixhet.

  6. O te qifsha robt po mos te ishin revulocionaret ti sot do ishe prapa hekurave o vemje politike.Kushdo tjeter do ta kishte larguar Rameziun me kohe, por je ti qe i jep oksigjen sa here ndihet ne nevoje

  7. Or Luli ,a t’u cfry’ pordhaci ahh!!??
    Lul paburri,pat thane :” Jo ne tryezen e bisedimeve per reformen me hajdutet e zgjedhjeve,(Damian Gjiknuri),dhe as me pseudo-opoziten e pa votume….”!!!
    Ku i ke pordhet (jo fjalet) or TA’J!!!???

  8. I paska dhene urdher salihu shpellkareve me master dhe skifteret qe ta bejne lulune si e keqja me e madhe e pd,por keta legena nuk duan te kuptojne qe e keqja me e madhe e shqiperise dhe pd eshte vetem nje salih karaxhic berisha

  9. Si adhurues te demokracise keta do te bajne nji marreveshje ku nder te tjera do te kemi lista te hapuna lol.
    M randesi asht fjala lol

  10. O idiota. Nuk e kuptuat nga menyra se si e shikonte Oerdi Damianin ne tryeze. I hodhi nje veshtrim sikur donte ta shyente, por porosite ishin te qarte. Te fitojme zgjedhjet njehere. Forca PD. Forca luli, Forca balliu, forca salianji, poshte Rama.

    1. Me ata emra qe permende te i paemer siper komentit tim PD- ja nuk fitone as edhe per 20 vjet te tjera. Si perfundim te hani … Rames!

  11. Problemi i shqiptareve nuk eshte nese fiton apo jo PD. Duhet shkundje e sistemit nga themelet. Plotesisht dakort me Nerin.

  12. E thjeshte fare; ANTINJERIU, nuk deshiron qe te largohet nga SUNDIMI dhe pushteti, pike! Per zgjedhesit, atij as nuk ia ndien fare sepse zgjedhjet i VJEDH, sic i don qejfi! Cfare duhet bere kur ky DEMON i zi, nuk largohet me asnje forme te njohur “demokratike”, Lulush?!
    Lulushi, eshte ASI nenmenge i SOROSIT, ai pervete eshte ne rregull, zyre lluksoze ka, influenca te pista ka, ne protokollin e shtetit eshte i ekuivalentuar me mimistrin, rroge po 3000€ ne muaj, paguar nga taksat tona (do te thoni ju, ku ia ndien ketij per kaq, ai ka miliona €), atehere perse duhet qe ky burre pashpatulla, te udheheqe popullin per rrezimin e diktatures? 95% e shqipetareve, jane gati qe t’i shkojne pas kujdo, qe do te dal perpara, per te rrezuat ANTINJERIUN! Dy fjale edhe per plerat nderkombetare SHBA, BE dhe dreq e shejtane, qe mbeshtesin ANTINJERIUN dhe kete diktature; “mjerane, ju vertet po e shkataroni kete milet por mos harroni se, bashke me shkaterimin e Shqiperise dhe te shqipetareve, ju po shkateroni edhe vet pjellen tuaj te ndyre”.

  13. Mire more mire, kritikojme Lulin 24 ore po deshet. Pyetja qe duhet t´i behet ketij populli eshte: ju o shqiptare cfare do beni? Do duroni regjimin a do ngriheni kunder tij?

  14. Bravo ilir rezojme kete por kush do na vij nje njeri si lulushja qe u be me I pasur ne opozite se ne pushtet,leket e pallatit I mori nga rama kunati fiton tenderat nga qeveria dhe bashkia para nga lobimi rus po,per kete loqen thua ti o ilir debatikasi i pd

  15. Ore DonKishot,deshtaku me i madh i politikes Shqiptare,po kur paske dashur te ulesh ne tryeze me Ramen atehere perse i bere kaq dem opozites duke i dhuruar pa kushte Rames te gjitha bashkite dhe duke prere ne bese mijra te punesuar ne bashkite e djathta,te cileve iu premtove qe nuk do lejosh zgjedhje pa opoziten!!!ata qe jane kunder tryezes i quan revolucionar,po ti qe dogje mandatet dhe dole ne rruge me molotov a nuk ishe nje revolucionar qe beje thirrje per mosbindje civile?!

  16. Ka qënë një amanet i Vuçiqit dhe ja ku u plotësua. Serbia po feston. Këndej nga anët tona me një VKM është fiksuar e kopsitur norma rilindase :”Është e turp të mos turpërohesh”.

  17. Salihu revolucionari i fundit ne lindje eshte njeriu qe po ngren perkrahesit e vet kunder lulzimes pse ky beri marveshjen per rikthim ne sistem të pd,ky shkaterrimtar kerkon destabilitet per bythen e vet,spaku u be,izeti po flet salih behu burre dhe perballu ne gjykate dhe mbro veten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu