• |
ide | kryesore

“Conte u tregua burrë, të tjerët jo, jam i lumtur nëse titullin nuk e fiton Juve”, Nainggolan ka për të gjithë

Sport



Cagliari është dërrmuar 4-1 nga Inter e i ka dhënë lamtumirën Kupën e Italisë, por sfida e San Siro ishte rasti për të riparë në Milano Radja Nainggolan, mesfushorin e sardëve, por ende në pronësi të zikaltërve. Belgu është kthyer në Sardenjë në huazim e pas ndeshjes nuk është zbilancuar për të ardhmen e tij: “Kur bëhet një huazim një vjecar nuk mund të vendosësh të kthehesh nesër. Inter është mirë, unë jam mirë, pastaj do të shihet në fund si do të përfundojë. Jam i përqendruar në atë që duhet të bëj, po zhvilloj një kampionat të rëndësishëm për Cagliari e jam i lumtur për atë që po bën Inter” ka thënë Ninja.

“Dashuria e tifozëve është gjithnjë e bukur, jam i lumtur. Do të thotë se dicka të mirë e kam lënë” vazhdoi ai duke komentuar pritjen e ngrohtë që i rezervoi publiku zikaltër Nainggolan, që me krenari deklaroi: “Nuk e bëj unë merkaton, nuk jam drejtori, unë jam futbollisti. Jam i bindur për kualitetin tim, për mua mund të qendroja, port ë tjerët i bënë zgjedhjet dhe unë i pranova. Futbolli është kështu, unë jam burrë e kur nuk më duan nuk rri aty të qahem. Dua të luaj, dua të zbavitem akoma e kështu vendimi u mor për të mirën e të dy palëve”.

Diskutimi më pas kalon tek raporti me Conte e për teknikun e Inter kanë mbërritur, cuditërisht, vetëm komplimente: “Unë nuk kam patur kurrë problem me Conte. Më ka thënë gjërat në sy dhe i kam thënë gjithnjë atë që mendoja. E vlerësoj kur gjërat thuhen në sy, për mua kjo është më e rëndësishmja. Jemi burra para së gjithash, ai me mua u tregua burrë, nuk mund ta them këtë për të gjithë. Kjo është jeta”.

Në fund një koment mbi luftën titull që po ndez Serie A: “Unë kam lënë një atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes, jam ndjerë gjithnjë mirë me të gjithë. Ndryshe nga sa thonë nuk kam krijuar kurrë problem – shpjegoi Ninja – Bëj tifo për ish-shokët e mi, kështu nëse titullin e fiton Inter e nuk e fiton Juve, jam i lumtur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *