• |
ide | kryesore

Dridhet Kosova, tërmet 4.3 ballë në kufi me Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova është tronditur nga një tërmet i fortë, vetëm 49 ditë pas tragjesisë së 26 nëntorit që përjetoi Shqipëria. Sipas të dhënave nga “ECMS”, vetëm pak minuta më parë një lëkundje me magnitudë 4.3 të shkalles rihter ka tronditur Kosovën. Të njëjtat burime bëjnë me dije se epiqendra ka qenë në kufi me Serbinë, rreth 52 km larg Prishtinës dhe vetëm 18 km në distancë më Mitrovicën.

Ende nuk bëhet me dije nëse ka patus dëme material apo në njerëz, por tronditjet janë ndjerë në të gjitha qytetet përreth.

Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor të vitit të kaluar, i cili la pas 51 viktima dhe mbi 900 të lënduar. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe pavarësisht nismës së qveerisë për të ngritur Komitetin e Rindërtimit, ende ka qytetarë që flenë në çadra dhe në kushte të mjerueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *