• |
ide | kryesore

Fyhet në kor nga tifozët viola, Gasperini replikon: “Bijtë e k*****e janë ata”

Sport



Pritja e shëmtuar që rezervuan tifozët e Fiorentinës ndaj Gian Piero Gasperini lidhet me deklaratat e teknikut të Atalanta për Federico Chiesa një vit më parë. E kështu, përgjatë gjithë ndeshjes së sotme, Gasperini ka qenë objekti i koreve fyese të rënda (“Bir k***e”, kori shumë herë i përsëritur) nga një pjesë e mirë e publikut në Franchi. Një ndeshje që përfundoi keq në fakt për teknikun e Atalanta, me një eleminim të befasishëm.

Por më befasues, sepse ishte edhe pa filtra, ka qenë reagimi i vetë Gasperini në konferencën për shtyp, kur nuk e ka përmbajtur tërbimin për koret e pësuara: “Publiku? Kam ardhur gjithnjë si kundërshtar, pa ofenduar asnjë: bir k***e është një fyerje e rëndë dhe e tepruar. Nëna ime ka bërë luftë për ti dhënë lirinë atyre që më thonë bir k***e. Por bij k****sh janë ata”. Një replikë e ashpër e direkte, e destinuar të prodhojë një polemikë të shëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *