• |
ide | kryesore

Inter kërkon ti grabisë Juventus talentin e United: mund të vijë me parametër zero

Sport



Është luftë e hapur në krye të klasifikimit të Serie A, por është e tillë edhe në merkato mes Inter e Juventus. Zikaltrit në këtë moment janë shumë aktivë për ti dhuruar Conte përforcimet që tekniku kërkon prej muajsh (edhe pse “paratë janë pak”): është bërë një ofertë e parë tek Tottenham për Eriksen, u mbyll shkëmbimi Politano-Spinazzola me Romën, gjithnjë e më afër Giroud, por e reja është Tahith Chong. Talenti i datëlindjes ’99 të Manchester United, që i pëlqen shumë Juventus e është në skadencë kontrate me Red Devils, është në shënjestrën e Marotta, që nuhat goditjen për qershorin.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze, menaxheri i hollandezit do të takohet këto ditë me drejtuesit e Biscione për të kuptuar nëse ekzistojnë mundësitë e një akordi për sezonin e ardhshëm. Lojtari nuk do të rinovojë kontratën në skadencë me United e mund të akordohet që tani me klube të tjera. Në fushë apo merkato është gjithnjë Inter-Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *