• |
ide | kryesore

Inter nuk e mbyll dot me Kumbullën: Premier League e Bundesliga ndërhyjnë për shqiptarin

F1, Sport



Nëse në moshën 19 vjec ke kaluar kuotën 1.000′ në sezon (1.106 për saktësi, me një gol në kampionat), do të thotë që ke kualitet. Në fakt janë shfaqur e në prespektivë, sigurisht do të rriten. Kështu Marash Kumbulla, xhevahiri i Veronës, i pëlqen gjysëmës së Serie A. Jo vetëm, sepse mbrojtësi shqiptar ka admirues edhe në Premier League e Bundesliga. Inter është përpara dhe ka ndërmend ta mbrojë avantazhin, por ka kohë për konkurencën: takimi i djeshëm në Milano mes stafit të lojtarit dhe administratorit të deleguar zikaltër Beppe Marotta ka qenë pozitiv, por me shumë mundësi edhe klubet e tjera do të bëjnë propozimet e tyre për mbrojtësin e kombëtares kuqezi.

Vlerësimi prek kuotën 20 milionë euro, shifër që në Appiano Gentile dëshirojnë “ta zbusin” duke përfshirë lojtarë të tjerë. Në të njëjtën kohë, reziston interesi i Manchester United, Chelsea e Everton, ndërsa në Gjermani janë Leipzig e Borussia Dortmund, klub historikisht “mjeshtër” në vlerësimin e të rinjve. Në Itali, përvec Napolit, janë edhe Fiorentina e Atalanta, që në javët e fundit ka patur një kontakt me Veronën, pa mundur të gjejë akordin për një këmbim me Musa Barroë për cështje kostosh (sulmuesi gambian, vlerësohet 15 nga Hellas). Megjithatë nuk përjashtohet edhe shitja zyrtare në fund të sezonit, që do të gjente edhe pëlqimin e Marash, gati të mbyllë me Juric një sezon, deri tani, surprizues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *