• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen kryeministri rus

Planet, Të fundit



Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka dhënë dorëheqjen. Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin vjetor drejtuar popullit rus.

Duke pranuar dorëheqjen e Medvedev, Putini u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një qeveri e re.

Para se të njoftonte ‘shkrirjen’ e kabinetit, Medvedev u takua me Putin për të diskutuar rreth fjalimit që ai do mbante për dorëhequjen.

Takimi mes tyre u zhvillua të mërkurën herët, tha zyra e shtypit e Kremlinit.

Putin u shpreh se po planifikon të krijojë një pozicion zëvendës sekretari të këshillit të sigurisë të Rusisë, dhe t’ia ofrojë atë Medvedev.

Në fjalimin e tij, Putin propozoi disa ndryshime në kushtetutë.



3 Comments

  1. Ky krye-qeveriu ynë nuk gjen arsye për të dhënë dorëheqje, pa e lënë Shqipërinë pa njerëz. Ka mendime kontraversale se kjo mund të ndodhë pasi të na lënë shëndenë. Të lutemi që kjo të ndodh sa më shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *