• |
ide | kryesore

Masakra e Reçakut/ Teoritë konspirative rreth ngjarjes që nisi luftën

-Instant, Kryesore



Ndërkohë që sot në Kosovë përkujtohet përvjetori i masakrës së Reçakut, në 15 janar 1999, ai ka marrë një përmasë të shtuar pas deklaratave të presidentit serb Vuçiç që e ka cilësuar atë së fundi si një krim të fabrikuar.

Në fakt, qëndrimi i Vuçiç, nuk ishte një rrufe në qiell të pastër. Serbët po e po, por edhe shumë dëshmitarë, gazetarë, idhtarë të teorive konspirative, shohin përreth ngjarjes që shërbeu si shkak për mbledhjen e konferencës së Rambouillet (tre javë më vonë në 6 shkurt) dhe më pas bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi dorën fallcifikatore të shërbimeve sekrete.

Në mënyrë të përmbledhur ngjarja është kjo. Në 15 janar në afërsi të fshatit Reçak, në qendër të Kosovës, u zhvilluan luftime mes forcave serbe dhe atyre të UÇK-së. të nesërmen në 16 janar, shefi i misionit vëzhgues të OSBE, Uilliam Uollker gjeti 45 trupa shqiptarësh të vdekur në një varr masiv. Ai menjëherë deklaroi: “Është një masakër, një krim kundër njerzimit”.

Qëndrimi i shqiptarëve dhe i perendimorëve që e shfrytëzuan këtë ngjarje për ti dhënë goditjen e fundit Millosheviçit qe: ‘të vrarët ishin civilë që u masakruan me gjak të ftohtë nga ushtria serbe”.

Qëndrimi i Beogradit i mbështetur edhe nga pahndehma paranojake ishte: “këta ishin terrorristë të UÇK-së, të vrarë përgjatë luftimeve” që më pas u grumbulluan në një vend për të krijuar një ngjarje që do lejonte goditjen e Serbisë.

Në bazë të kësaj teze të dytë gëlojnë edhe teoritë konspirative me kryesoret ndër të cilat Lapsi.al po i sjell këtu. Ato fajësojnë së pari ambasadorin Uilliam Uollker, si një njeri të CIA-s i cili nxitoi menjëherë ta quante ngjarjen krim kundër njerzimit pa pritur asnjë ekspertizë.

Résultat de recherche d'images pour "masakra e recakut"

Ato e lidhin këtë pandehmë me të shkuarën e tij si diplomat amerikan në Amerikën Latine dhe rrolin e tij në fshehjen e një krimi, vrasjen e gjashtë priftërinjve me bindje të majta nga trupat pro amerikane të qeverisë së Salvadorit. Duke iu referuar një shprehje të intelektualit të famshëm majtist, Naom Shomski, që e konsideron ambasadorin Uollker si “specialist të hetimit të krimeve shtetërore” ato e quajnë të dyshimtë shfaqen e tij në Reçak dhe reagimin e tij të menjëhershëm.

Por hipotezat nuk mbarojnë këtu. Ajo që u kunsiderua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s , Havier Solana si një “vrasje civilësh e qëllimtë dhe e pakuptimtë” është për dyshuesit një “krim shumë perfekt për tu besuar. Ata mbështeten kryesisht tek rrëfimi i një gazetari francez që ka qenë present në luftimet e asaj dite dhe reportazhit që ai ka botuar. Kristof Shatelo, shkroi në Le Monde në 21 janar shkrimin: “Të vrarët e Reçakut a u ekzekutuan gjakftohtësisht”? Sipas dëshmive të mbledhura prej gazetarit, nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe dy gazetarë amerikanë që ndiqnin luftimet e 15 janarit në njërën prej kodrave përballë, policia serbe nuk mund të mblidhte qetësisht fshatarët dhe t’i eksekutonte pa shqetësim, ndërkohë që ajo ndodhej në grykën e zjarrit të UÇK-së.

Ai ngre edhe një pyetje të dytë: Si fshatarët e Reçakut që u kthyen në shtëpitë e tyre pas luftimeve të së premtes nuk e dalluan dot varrin e përbashkët të masakrës që e zbuloi të nesërmen Uilliam Uollkeri?

Dhe Kristof Shatelo, që shkruante në një gazetë që do të mbante një qëndrim të hapur pro luftës, nuk nguron të bëjë deduksionin: “Ato mund të kenë qenë trupa luftëtarësh të vrarë gjatë betejës që u mblodhën më pas për të krijuar efektin e tronditjes së opinionit”.  Këto argumenta i ka rimarrë me shumë dëshirë edhe autori kontrovers Pierr Pean, që në librin e tij ku e nxin luftën e Kosovës “Një luftë e drejtë për një shtet mafioz, shkruan: “Duke qenë se Reçaku ishte pika e kthesës për fillimin e bombardimeve, nuk duhet të jemi indiferentë ndaj vërtetimit se ai mos u përdor me qëllimin e vetëm për përshpejtimin e luftimeve”.

Gjithashtu, dy vite më vonë, gazeta gjermane Berliner Zeitung mbërrin në përfundimin se Reçaku që shërbëu për të nisur luftën, “nuk qe një vrasje massive e civilëve shqiptarë nga milicia serbe”. Sipas të përditshmes berlineze, ekspertët mjeko ligjorë finlandezë që hetuan për origjinën e viktimave dhe momentin e ekzekutimit të tyre nuk arritën dot në përfundimin se ata qenë banorë të Reçakut. Dhe konkluzioni i shkrimit është tejet i fortë: ‘provat për atë që u paraqit nga OSBE dhe nga politikanët perendimorë si një masakër e civilëve nga forcat e sigurisë serbe, nuk ekzistojnë”.

Pra mbi këto hipoteza mbështetet presidenti serb Vuçiç dhe ata që mendojnë si ai se ai qe “një krim i fabrikuar”.

Résultat de recherche d'images pour "masakra e recakut"

Por ndonëse për ngjarje të tilla teoritë konspirative, pandehmat negacioniste nuk mungojnë asnjëherë në historinë e botës, që nga holokausti e deri thellë në historinë e largët, Reçaku u njoh si një krim nga gjykata penale e Hagës dhe ish presidenti serb Millosheviç u akuzua edhe për të gjatë procesit të tij pas luftës. Sot shqiptarët e marrin atë si një ngjarje të mirqenë dhe e përkujtojnë prej 21 vjetësh.   

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Pasyshim dhe ju te lapsit nuk mund te mos ngrinit dyshime mbi vertetesine e ngjarjes, varet se nga ju bijne leket ptu plehra antishqiptare te ndyra deri ne ekstrem. Ju duheni mbyllur se asnje te mire ska kombi shqiptar she shoqeria nga ju.

    1. Lapsi, shkrimi eshte i turpshem… dhe kundermon propogande serbe… nje fshat qe rezistoi deri diten kur ushtria serbe bastisi, arrestoi dhe ekzekutoi banoret meriton mirenjohje nga njerzimi e sidomos nga ne ne se quhemi shqiptar. Detajet se si u ekzekutuan nuk jane relevante aspak persa kohe ishin ne trojet e tyre. Ju lutemi ose qerojeni kete monster qe shkruajti artikullin ose ne djall vafshi edhe ju bijte e gjysherve

    2. Lapsi, shkrimi eshte i turpshem… dhe kundermon propogande serbe… nje fshat qe rezistoi deri diten kur ushtria serbe bastisi, arrestoi dhe ekzekutoi banoret meriton mirenjohje nga njerzimi e sidomos nga ne ne se quhemi shqiptar. Detajet se si u ekzekutuan nuk jane relevante aspak persa kohe ishin ne trojet e tyre. Ju lutemi ose qerojeni kete monster qe shkruajti artikullin ose ne djall vafshi edhe ju bijte e gjysherve

  2. Lapsi po i ben nje nder Vucicit dhe fashistave serb me kete shkrim. Po spe more gjakprishur vetem Recaku eshte? Po sa njerez te tjer u vran, sa femij, gra e pleq? sa femra u perdhunuan? sa njerez u debuan nga shtepit e tyre? Ketu duhet perqendruar vemendja dhe jo te ca thot Vucic apo ca varikarsa fashista pro-serb te tjer.

  3. Serbit te shkrete i bien ne qafe kot. Mijera te vrare ne bosnje e kosove i vrane alienet dhe ja ngecen serbve. Kosovaret lane shtepite e moren arratine per shqiperi per xhiro!!!

  4. Per 100 vjet serbet vran e pren shqiptare e mbushen Kosoven me barre . Askush nuk duhet te shkele mbi gjak shqipetarit. Nje Km. si Rama eshte i pa bese, i pa shqiptari. Aje nuk ben paqe me pulitikanet qe punon me ato ,por ben paqe me serb. Kosov ti je zemra ime.

  5. Per 100 vjet serbet vran e pren shqiptare e mbushen Kosoven me varre . Askush nuk duhet te shkele mbi gjak shqipetarit. Nje Km. si Rama eshte i pa bese, i pa shqiptari. Aje nuk ben paqe me pulitikanet qe punon me ato ,por ben paqe me serb. Kosov ti je zemra ime.

  6. Hiqeni kete artikull se eshte turp. Ne na djeg zemra akoma nga masakrat dhe ju nxirrni teori konspirative.

  7. Lufta e UÇK’ Ishte e drejt. Por metodat e perdorura ishte jo te drejta. Viktimizimi ne kurris te njerzve, esht po aq krim sa ai qe vret.

  8. o njerez, fakti qe dardania nuk mund te clirohej pa nderhyrjen e natos nuk duhet diskutuar. mandej artikulli aludon mbi mundesine e gjetjes se pretekstit te nderhyrjes e s’ka pse t’ju vije keq qe mund te kete patur prektekst.
    nganjehere duhen celur syte se nuk sheh syri por mendja. historia duhet lexuar ftohte dhe fakti qe ka dy ane nuk duhet t’ju beje te gjykoni keq ate qe na tregon edhe anen qe nuk na pelqen, me mire t’a dime edhe kete ane se sa te mos e dime..

  9. ka ende sylesh ne bote qe nuk e dine qe boten nendhe e drejton cia. per qelbsinlluqet e veta? shkoni pyesni amerikanet vet derdimener. luftrat anekend i ben cia shqipo cia. kryek…e botes.

  10. Gjithmone e kam ditur qe ti o Bushat je kelysh serbi.
    Ose pastaj je l*qe komplet nese i nxjerr keto pislleqe pa te paguar kush!

  11. kam lexu dhe para disa vjetesh nqs. nuk gaboj te bota.al nje artikull te perafert. dhe ju patriotat mos fluturoni me pras ne byth se nuk i plas trapi botes se u vrane disa shqiptare mjafton te arrij qellimet e saj. kujtoni armet kimike te sadamit e plot rrena tjera. bravo lapsi qe nuk keni fryk

  12. Or faqezi po ju qe flisni mos i thuani vetes shqiptar se per viktimat e raqakut kur te flisni duhet mir te mendoni e ju o idiota vavshi ne dreq te mallkuar dhe te mallkuar qofshi per jet

  13. Ne nje luft ku perdoren thikat, behen masakrat. Aty ku gjuhet me arme, zhvillohet lufte. Ne Reqak shqiptaret u masakruan me thika, jane faktet, prandaj edhe quhet masaker. Perdoreni trurin para se t’i emitoni armiqet e kombit shqiptar.

  14. I qift derri në fyt ato të vdekmit sllav kujtdo që ka vendos botimin e kësaj paçavureje të UDB deri te klyshi i kurvës që e ka hudh teknikisht online
    Ju pushta muti ate ligjin anti shpifje e keni pak….jeni po aq gazetar sa çmund të jetë Ermal Mamaqi aktor përpara Xhevdet Ferrit ndjesë pastë
    Duhet me u lon të gjith me vdek për buk

  15. portal i ndyre,vcici dhe Serbia i mohojne te gjitha maskarat (400) jo vetem Recakun. Por cudia me e madhe ktu eshte se lapsi. al i lexon edhe mendjen vucicit, si arrin kete ta beje? Cka fshihet pas “lapsi.faqja e zeze”?

  16. Sa lekë moret nga Daçiçi & Vuçiçi për këtë shkrim!? Ata kanë lekë të mjaftueshme nga kontrabanda ilegale e armëve për të blerë kësi bythëshitur.
    Mos ua lëkundeni eshtrat të masakruarve të Reçakut ore gjakprishur e bythëlëpirës të serbit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *