• |
ide | kryesore

“Me Sarrin e Conte humb dëshirën për të luajtur”: Hazard fundos teknikët italianë

Sport



Në Itali, Maurizio Sarri e Antonio Conte po garojnë për titullin kampion në drejtimin e Juventus e Inter, por ka nga ata që nuk e kanë vlerësuar aspak punën me të dy trajnerët e kryesuesve të Serie A, në kohën kur drejtuan Chelsea. Eden Hazard, sot tek Real Madrid, ka thënë mendimin e tij duke përdorur fjalë të forta kundër dy teknikëve italianë. “Stërvitja jonë sot është gjithnjë me top. Kënaqësia e lojës vjen para të gjithave. Lëvizjet, ndeshjet e kontrollit… kur njeh trajnerët italianë, si unë, ke shumë më pak kënaqësi. Është gjithcka më e përsëritshme. Kënaqësinë e gjen duke fituar. Kam kaluar tre vjet me trajnerë italianë. Të rizbuloj këtë kënaqësi më bën mirë”, ka thënë mesfushori belg për Sport/Foot Magazine, duke bërë krahasimin me Zidane.

Pikërisht me francezin, jeta ndryshoi për mirë: “Nuk kam folur shumë me Zidane para se të vija tek Real. Herën e parë ndodhi gjatë Europianit 2016 në Francë. Më ka telefonuar e më ka thënë: do të ishte bukur nëse do të vije në Madrid. Kur të thërret Zizou, është dicka e rëndësishme”.

“Zidane ishte idhulli im. Stadiumi është magjik. Fanella e bardhë e jashtëzakonshme. Një mit. Ishte logjike, herët e vonë, të firmosja për këtë klub. Mund ta kasha bërë më parë. Kur isha tek Lille ishte mundësia. Pesha? Këtë vit erdha këtu 80 kilogram. I humba të gjitha në 10 ditë”.



1 Comment

  1. Luaj kembet dhe jep kontribute, leri keto vleresime idiote.
    Te bleu Real Madridi per “As” dhe u dole “Pras”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *