• |
ide | kryesore

Meriton Mjekiqi pranon ndarjen nga bashkëshortja

Paparazzi, Slider



Moderatori i “72 Sen”, Meriton Mjekiqi, tërhoqi vëmendjen e mediave pak kohë më parë, pasi u bë baba në moshën 21-vjeçare.

Partnerja e tij, Egesta, solli në jetë një vogëlush të cilin e pagëzuan me emrin Loar.

Mirëpo, duket se gjërat mes prindërve të Loarit s’kanë shkuar siç duhet dhe moderatori ka pranuar sot ndarjen.

I ftuar në emisionin e pasdites, “Rudina”, Meriton Mjekiqi tregoi se i biri jeton me mamanë e tij në Austri, ndërsa ai shkon herë pas here të takojë të voglin.

“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij

“Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”, tregoi Meritoni sipas “Xing.al”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *