• |
ide | kryesore

Mourinho, ish-Porto bën Benfikën të pasur: në 10 vjet i ka blerë lojtarë për 200 milionë euro

Sport



Tottenham po gjen shumë vështirësi, por mund ti zgjidhë me një goditje në merkato. Spurs kanë njoftuar ardhjen e mesfushorit të ri Gedson Fernandes: sipas asaj që bën të ditur The Sun, lojtari i datëlindjes 1999 duhet të firmosë një kontratë prej 4,5 milionë në sezon e do të vijë në huazim për 18 muaj me opsionin e të drejtës së blerjes për 50 milionë euro, për ta bërë transferimin përfundimtar në verën e 2021. José Mourinho do të ketë shpejt në dispozicion një lojtar të ri për ti dhënë linfë Tottenham, duke e peshkuar nga Benfica e tij “e dashur”.

Special One po bëhet një ekspert i vërtetë kur bëhet fjalë për të blerë lojtarë nga gjigantët e Primeira Liga: portugezi ka patur shumë besim në shumë talente të Benfica në eksperiencat e tij tek Real Madrid, Chelsea e Manchester United. Gjithcka nisi në sezonet spanjolle kur bleu yllin Angel Di Maria (35 milionë euro) e mbrojtësin Fabio Coentrão (30 milionë). Gjatë eksperiencës së tij të dytë tek Chelsea, Mou thirri në bazë mesfushorin Nemanja Matic (23 milionë). Special One nuk mungoi të bënte “goditjen Benfica” as kur ishte trajner i Manchester United: në verën e 2017 klubi siguroi mbrojtësin Victor Lindelöf (35 milionë) që sot luan në krah të Harry Maguire.

Mourinho ka shpenzuar 160 milionë euro për të blerë lojtarë nga Benfica dhe është gati ti cojë 220 me Gedson Fernandes: nëse lojtari do të blihet përfundimisht pas periudhës së huazimit. Në karrierën e tij Mou ka udhëhequr Benfica në 2000 për 11 ndeshje: pak, por aq sa i mjaftuan të kuptonte se klubi luzitan me lojtarët di të zgjedhë. E të mendosh që portugezi suksesin më të madh e pati me Porton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *