• |
ide | kryesore

Politano harron Inter: në Villa Stuart me shallin e Romës

Sport



Matteo Politano kthehet në shtëpi. Anësori 26 vjecar ka mbërritur në Roma mëngjesin e sotëm për të nisur aventurën e tij të dytë me ngjyrat verdhëekuqe (është rritur në moshat e Romës ka debutuar asnjëherë në skuadrën e parë). Sulmuesi po kryen vizitat mjekësore të zakonshme, ndërsa mbërriti në kryeqytet si pjesë e operacionit që coi tek Inter Leonardo Spinazzola: të dy të vlerësuar rreth 25-30 milionë euro, janë transferuar në huazim me detyrim blerje.

Politano mbërriti në Fiumicino rreth orës 9, duke marrë nga tifozët një shall verdhekuq, ndërsa 15 minuta më pas është prezantuar në Villa Stuart për vizitat mjekësore përpara firmës mbi kontratë (në rritje page në krahasim me 1,7 milionë euro që merrte tek Inter). Një lojtar i rëndësishëm për teknikun Fonseca, që zëvendëson në këtë mënyrë Zaniolo, pas dëmtimit të rëndë të pësuar të dielën në ndeshjen kundër Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *