• |
ide | kryesore

Sekuestrohen armë dhe drogë në Memaliaj, arrestohet një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka sekuestruar armë dhe drogë në Memaliaj, si dhe ka arrestuar poseduesin e tyre. Më poshtë detaje nga operacioni i koduar ‘Vjosa’.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “Vjosa”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *