• |
ide | kryesore

Tottenham i hap rrugën largimit të Eriksen: në Londër mbërrin Fernandes

Sport



Christian Eriksen mban në ankth Inter, por pas deklaratave të Jose Mourinho se për danezin, ndeshja e FA Cup ishte e fundit me fanellën e Spurs, sepse të shtunën “nuk dihet”, lëvizja e Tottenham nuk lë dyshime se për mesfushorin dalja në janar është e sigurtë dhe në këtë pikë destinacioni i vetëm i mundshëm është pikërisht Milano zikaltër.

Spurs kanë njoftuar blerjen e Gedson Fernandes, mesfushor i datëlindjes 1999, në huazim me të drejtë blerje nga Benfica. Jo rastësisht Fernandes mban në fushë të njëjtin rol si Eriksen dhe në këtë pikë është e qartë se tratativa mes danezit dhe Inter është në fazën përmbyllëse. Cështja është se Tottenham nuk zbret poshtë 20 milionë euro, shumë për një lojtar që në qershor shkon në skadencë kontrate. Por në anën tjetër Inter kërkon të shmangë konkurencën për në qershor, ndaj nga 12 milionët ku ka arritur Marotta, mund të shkohet në shifrën për të mbyllur akordin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *