• |
ide | kryesore

Zbulohen 5 EMRAT e opozitës që do ulen në tryezë me mazhorancën

Lajme, Të fundit



Të enjten pasdite pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik. Ai u krijua të martën nga tryeza e PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Këshilli politik do të mblidhet në orën 17.00 të së enjtes dhe do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.

PD ka mbledhur aleatët për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në këtë këshill. Nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik do të jenë:
1- Oerd Bylykbashi;
2- Petrit Vasili;
3- Mesila Doda;
4- Fatmir Mediu;
5- Vangjel Dule.
©LAPSI.al



9 Comments

  1. Vetem Oerd Bylykbashi eshte eksperte i shkolluar dhe i pakorruptuar, 4 emrat e tjeter mbetje 30 vjecare e paafte , e korruptuar, shites interesash kombtare , qe duan te vijne ne pushtet ne kurriz te opozites qe eshte populli thjeshte qe ka 30 vjet qe i bluhet kocka.

  2. Ja e shikoni si tallin karin me ne o njerez? Te gjithe bashke jane..imagjino Damian Termeti ne tryeze per reformen zgjedhore. Keta duhen marre dhe hedh ne koshat e plehrave o vlla..

  3. Mundohet i shkreti Oerd (mendoj qe duhet vleresuar), ne cdo emisión ku eshte i ftuar, te argumentoje kete marreveshje, ne te cilen jam i bindur as ai nuk beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *