• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës: Dy diplomatët iranianë të dëbuar nga Tirana ishin bashkëpunëtorë të Qassem Sulemanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook.

Sipas tij të dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”. “Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan zoti Cakaj.

Burime të qeverisë shqiptare, i thanë Zërit të Amerikës se dy diplomatët po dëbohen për aktivitete kundër grupit MEK. Sipas tyre, atasheu kulturor Seyed Ahmed Hosseini Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike dhe Mohamed Peimanemati ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois dhe ishte përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE-së.

Sipas burimeve ata kishin qenë bashkëpunëtorë të Qassem Sulemanit.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë.

Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”.

Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik./ Zëri i Amerikës



4 Comments

  1. Une them ti shpallim lufte Teheranit. Ushtrine ta drejtoje Pandi. Pas luftes, mbase shijojme ndonje akullore.

  2. Dakort me “Te Paemrin” per luften kuder Iranit, vetem se une them qe ushtrine duhet ta drejtoje Fate Mehdiu. Ai i njeh mire proceduren e hedhjes ne ere dhe municionet perdorin terroristet. Ne fakt, me mire do ishte baxhanaku i Sali cjapit, po ai na la duke bere nje demosntrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *