• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Rama dorëzon padinë ndaj Haradinajt në gjykatën e Prishtinës

Lajme, Të fundit



Nga takimet zyrtare në Prishtinë, apo në Tiranë, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, një të tillë, pritet ta realizojnë në një ambient krejtësisht ndryshe prej herëve të tjera. Kjo pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur edhe zyrtarisht rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kreu i ekzekutivit shqiptar, ka regjistruar një padi ndaj homologut të tij nga Kosova. Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit. Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në këtë padi, përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë, e ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, – thuhet në padi.

Në padi thuhet se deklaratat shpifëse kanë pasur për kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e që, në parim, siç thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

“Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për “tradhti”, çdo herë e përkundrejt personave të pretenduar se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajturit “shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë”, – thuhet tutje në këtë padi.

Sipas padisë, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

Aty përmenden një numër i madh të deklaratave që Haradinaj vazhdimisht i ka dhënë, e në të cilat e ka apostrofuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Pjesë e këtyre deklaratave është edhe ajo ku Haradinaj, sipas padisë, i referohet edhe aferave korruptive, për ta jetësuar idenë e shkëmbimit të territoreve. Në padi thuhet se ky qëndrim në vazhdimësi i Haradinajt është mbajtur përkundër fakteve që sipas padisë, Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tillë

“Kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk asnjë rol formal e juridiko-politik në marrëveshjen eventuale në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. E kjo për faktin se kjo lloj marrëveshje bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përbën një akt që mund të miratohet vetëm dhe ekskluzivisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës e, për më tepër, kërkon ekskluzivisht miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës[1], dhe rrjedhimisht 80 vota pro, përfshirë deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, në secilën rrethanë.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë asnjëherë nuk ka mbështetur dhe nuk është deklaruar në mbështetje të një ideje të tillë. Qëndrimi i Paditësit në Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka qenë një dhe i vetëm: ai i mbështetjes së pozicionit të qëndrimeve të Republikës së Kosovës drejt një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme për Republikën e Kosovës dhe Serbisë dhe e cila do të rezultonte në njohje reciproke në mes dy vendeve dhe do të hapte rrugëtimin efektiv drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet ndër të tjerash në këtë padi.

Në këtë padi, Rama nuk e ka prekur shumën e dëmit që pretendon se i është shkaktuar. Por, me padi, ai ka kërkuar që përveç kompensimit të dëmit, të detyrohet Haradinaj që t’i dalë deklaratat që sipas padisë, janë shpifje, si dhe t’i përgënjeshtroje ato.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, atë të Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, si liderët që e kanë nisur idenë dhe kanë punuar në drejtim të realizimit të shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.



28 Comments

    1. Per te gjithe ju ‘PATRIOTET’ qe komentojne me poshte. Per te gjithe ju me nivel mendor shume afer te qenit deibla. Per te gjithe ju qe jeni bere si grate e keqija neper portale dhe jepni mend per gjithshka.

      Kjo akuza nuk ka te beje fare me ‘KOMANDANTIN E UCK’ , me ‘ISH KRYEMINSITRIN E KOSOVES’, e me the e te thashe.

      Kjo akuza ka te beje me nje fakt te thjeshte , qe ne shqiptaret nuk e kemi patur kurre tradite e te menduarit 2 here para se te flasim . Kjo akuza ka te beje me fenomenin qe ne shqiptaret i leshojme fjalet si lopa gajgat pa patur pergjegjesine minimale per ato qe themi.
      Ky fenomen vjen nga harbuteria jone si popull, nga mediokriteti yne si politikane dhe nga ndjenja jone shekullore e damkosjes se shqiptarit si tradhetar i komibiut.

      Shume mire ja ke bere Rama dhe kjo te behet mesim per te tjeret. Dhe nese Ramushi do te denohet te tje te nje shembull i shkelqyer i denimit te MOS-VETPERMBAJTJES. Te jete nje shembull i denimit te mediokritetit ne profesjonin shume te veshtire politikanit.

        1. @ Diplomatin.

          Jam shume dakort me ty, por nuk lahet nje harbuteri ( sic e quan ti) me nje harbuteri tjeter.
          Nese Ramushi u tregua harbut duke e leshuar gojen kunder Rames ( shume dakrot me ty ) , Rama po tregohet 2 here harbut duke institucionalizuar nje konflikt politik ne nje konflikt juridik.

    1. Cdo gje mund te ndodhe me nje bastard (Djali i kristaqit???)qe rrjedh nga nje familje sherbetoresh te te gjitha rregjimeve !BASTARD NR 1 !! thotë:

      Rama =BASTARD

  1. Ka zgjedh ditet e masakres se recakut per te padit km e kosoves nje nga komandantet e uck ,ky psikopat eshte mallakimi i ketoj populli

  2. Or Rampordha psikopati
    Emni “KOQE” t’shkon per s’shtati,
    Hala se ke harru tepsin
    Per 7 vjet e shk….ve Shqiprin,

    Me qe punet te shkuan mrapsht n’Shqipni
    Kosoven n’sherr tash don me e shti’,
    Por ti nuk je vec KURRKUSHI
    Mir e din ,t’a ka fut sa krahu Ramushi.

    Jepi fund sa nuk je vone
    Te gjithe ik pirdhu po t’thone,
    Vesh brekushet dhe atletet
    Ma vone tash po t’i bajme ADETET.

  3. EDI RAMA NE EMER TE ALEXANDER VUCIC E PADIT RAMUSH HARADINAJ NE GJYKATE, thotë:

    Ne diten kur ,nenat KOSOVARE VAJTOJN PER FAMILJARET E MASAKRUAR NE ATE KRIM ,EDI RAMA PADIT NJE KOSOVAR ,

  4. Bravo Lider!
    Ne diten e Masakres se Reçakut, dhurate më të bukur per Vucic dhe Milloshevic nuk mund te kishte.
    Tani mori fund pergjithmone ne syte e TE GJITHE SHQIPTAREVE(te kuptohemi, jo ne sy te taulanteve dhe mamicave)

  5. Edi Rama ky Koncesionar, dhuroi qyl Rrugen e Kombit. Rrjepje me Ligj e Shqipetareve. Para Qyl.

    Edhe bebet I vuri ne rrjedhe ne Kontraten e ndyre 30 vjecare.

    Pangopesi e ndyre. Model I ndyre biznesi. Para e vjedhur me dhune. Model I ndyre hajduti.

    Po jep me Koncesion cfare I del perpara.

  6. Edhe kjo nuk oshte pare. Me te vertete qe Haradinaj eshte hero. Per zotin. Luftoi me serbet, me gjyqet e Hages e Frances. Tani i duhet edhe me Tiranen. Pse nje bufon dordolec ne duart e gjermanise kalorsiake eshte i zellshem ndaj padronit.

  7. O RAME PO NUK LAHET MUTI ME SHURRRRRR O LEGEN PO TI DHE SHPURA JOTE PUNOVE 1 VIT HAPUR PER COPTIMIN E KOSOVES DHE 20 VITE FSHFEHUR .KJO ESHTE NJE E VERTET E DUKSHME A TE KUJTOHET CELSI I BASHKIS SE TIRANES ME KENGETARIN SERB, A TE KUJTOHET NE 2009 KUR FOJE SE RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUGE QE STE CON GJE KUNDI , POR PASI PUNOVE PER 20 VITE KUNRA KASOVES ARRITE TE DALISH HAPUR SE TA MORI MENDJA QE JA ARRITE QELLIMIT TE VETEM QE KISH COPTIMIN E SAJ POR TE DOLI DARDHE ME BISHT. TI JE NJERIU KRYEMINISTRI ME NEGATIV NE HISTORIN E KOMBIT SHQIPTAR NE DREJTIMIN PER KOSOVEN TI JA KALOVE DHE VETE ENVERIT AI ME TIVARIN E TI ME VUCICIN SORASIN CUCIN BALLEN BATONIN JENI NJE HICI NJE MASHTRUES KJO PADI ESHTE SI AJO PADIA KUNDER GAZETARIT GJERMAN LESHKO………..IMORAL POLITI SOCIAL EKONOMIK ATRDHDASHUIS ………….

    1. Basha te shkerdhefte lopen dhe gomarin qe ke ne mullar, o kayunar pa shkolle!
      Ishe te varrezat e deshnoreve per 29 nentor?

  8. pse nuk shkruan o i paemer per zorren udheheqese, apo e ke brenda?
    Pse nuk flet o kurve e bllokut?
    Qeke i shpejte e kape tastieren.
    Je kurve e vjeter.
    Merre dhe bashen dhe boni nje treshe.

  9. Ky felliqesi kombetare,vegel e soorrosit dhe e ish sigurimit famkeq i ka hyre detit ne kembe.te keqijat e ketij pushti sa vijne e shtohen e ky e di shume mire qe koha e tij ne shqiperi eshte ne fundin e saj.ka bere gati thaset e eurove e nje bilet vetem vajtje.ashtu si beri paraardhesi i tij qe me leket e shqiptareve nuk po le kazino te botes pa hyre(komunistet e adhuronin per loqen e madhe) ashtu edhe ti biri i “popullit”e i anese do mbahesh mend per bilen jashte e dramat qe i shkaktove shqiperise e kosoves.

  10. cfare mentalinteti injorance. pra po te thuash te verteten eshte gabim pra mungese diplomacie dhe tolerance dhe keshtu etiketime te perendurish perendimore. haradinaj ka thene nje te vertete. qelbesirave dy fytyrsh le te mos i pelqeje. e rwndsishme eshte e verteta ne anen e kujt eshte? jo te skuthave e hajduteve e drogaxhinjve. sigurisht qe jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *