• |
ide | kryesore

Akord me FSHF: Kukësi-Partizani në stadiumin e ri

Sport



Ndeshjet e luajtura në Air Albania kanë treguar se publiku shqiptar është i etur për ta shijuar futbollin si një shfaqje e vërtetë. Kundër Francës në debutim, por edhe në testin inaugurues të futbollit të femrave Vllaznia-Apolonia e më pas derbin e kryeqyetit Partizani-Tirana e turneun e bamirësisë publiku është përgjigjur me prezencë, duke bërë tashmë që edhe klubet e Superiores ta mendojnë alternativën për të luajtur në stadiumin e ri. Kjo do të thotë më shumë shpenzime, natyrisht, por edhe më shumë të ardhura, gjithnjë nëse arrihen shifrat, e marrim krahasimisht, të ndeshjes derbi.

Kështu, Kukësi, duke menduar sfidën e parë të fazës së tretë të Superiores, që do ta vendosë skuadrën kryesuese përballë Partizanit, është akorduar me Federatën Shqiptare të Futbollit për ta zhvilluar ndeshjen në Air Albania. Blutë e kanë bërë lajmin publik në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, duke lënë takim të dielën e 26 janarit me Partizanin, në 90 minuta më shumë se të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *