• |
ide | kryesore

Aksident me 3 të plagosur në Vlorë, si u përplasën katër makina

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër makina janë perfshirë në një aksident para pak minutash tek rruga e Pyllit të Sodës në Vlorë.

Tre automjete kanë qenë duke ardhur në drejtime të ndryshme teksa një i katërt ka qenë i parkuar.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është trasportuar me urgjence në spitalin e Vlorës, siç raporton panorama, teksa dy vajza të cilat gjendeshin në një automjet tjetër kanë marrë dëmtime për shkak të perplasjes.

Të tre personat janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *