• |
ide | kryesore

I bën video tifozëve nga makina: tifozët kërkojnë që policia të merret me Kean

Sport, Video



Moise Kean në Liverpool po përjeton një periudhë të komplikuar. Sulmuesi i ri italian, i kaluar nga Juventus tek Everton këtë verë, nuk po arrin të gjejë një vend fiks në skuadër e sikur të mos mjaftojë po flitet për të më shumë për jetën jashtë futbollit e këtë herë shkak është bërë një video.

Italiani, në makinë, ka filmuar dy tifozë të Everton që, duke e njohur kanë imituar festimin e tij klasik, duke e postuar më pas në rrjetet sociale. Përdoruesve të tjerë në fakt nuk i ka shpëtuar fakti se sulmuesi, mori në duar telefonin celular për të regjistruar një video. Kean e fshiu menjëherë videon, por dihet, gjurmët mbeten…

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, futbollisti e hoqi videon, por jo pasojat. Komentet e para, të mbledhura nga tabloid, kërkojnë vëmendjen e policisë. E thirrur në cështje disa herë, policia e Merseyside ka deklaruar se nuk ka ndërmarrë asnjë hetim për cështjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *