• |
ide | kryesore

Janari i paqartë i Hysajt, nga ofertat e munguara tek prapaktheu i Napolit: “Po flasim për rinovimin”

F1, Sport



Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët që janarin e kishte si dritaren e lirisë për tu larguar nga Napoli, ku humbi vendin si titullar me Carlo Ancelotti dhe ku thyerja e mardhënieve edhe me drejtuesit e klubit u duk e pangjitshme. Deklaratat e menaxherit të kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë linin të kuptohej se gjithcka me të kaltrit kishte përfunduar dhe se Napoli do të bënte mirë ta shiste lojtarin në janar, duke ulur madje kërkesat ekonomike për të favorizuar largimin në këtë dritare merkato, në mënyrë që mos ta humbiste me parametër zero në qeshor, kur shkodrani shkon në skadencë kontrate.

Vetëm se gjërat kanë ndryshuar pikërisht atëherë kur merkato u fut në pikat e nxehta dhe këtu ndikuan jo pak edhe mungesat e ofertave për mbrojtësin e majtë kuqezi, por edhe ardhja e Gattuso në pankinë. Roma u tërhoq nga idea për Hysajn, duke i dhënë një shans tjetër Florenzi, Inter po e mbyll me Young, Atletico u distancua që në verë me Trippier, duke hapur një skenar të ri.

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka folur për mundësinë e rinovimit të të asistuarit të tij me Napolin, në një ndërhyrje për Radio Punto Nuovo: “Po flasim, por Hysaj pas një viti do të jetë një lojtar i lirë. E di që Gattuso e vlerëson shumë, në bisedat mes tyre ka thënë shpesh se të gjesh një lojtar 25 vjecar me eksperiencën e Hysaj, të afta sa ai, nuk është e thjeshtë e ta humbësh me parametër zero është budallallëk. Në Napoli janë në vështirësi sepse projekti ishte ai për të marrë Di Lorenzo e të largohej Hysaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *