• |
ide | kryesore

Kate Middleton tregon planet për një fëmijë tjetër

Paparazzi, Slider



Kate Middleton dhe Princ William kanë tre fëmijë dhe janë të lumtur me kaq.

Pasi u takuan me liderë nga fe të ndryshme në Khidmat Centre në Yorkshire, Kate bisedoi me të pranishmit jashtë godinës dhe zbuloi se Princ William s’do fëmijë të tjerë. Teksa bisedonte me fansin Josh Macpalce, i cili i tha dukeshës se si ka dërguar kartolina urimi për secilin bebush, Kate zbuloi se shanset janë të pakta që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.

“Mendoj se William nuk do fëmijë të tjerë,” tha ajo. Duka dhe Dukesha e Cambridge ishin në humor të mirë edhe pse Harry dhe Meghan shokuan jo vetëm familjen, por gjithë botën me lajmin se do të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

Shkurtin e kaluar, Kate la të kuptohej se ajo vetë do e donte një fëmijë të katërt. Kur takoi një djalë 5-muajsh gjatë turneut në Irlandën e Veriut, Kate i tha babait të tij: “Sa i bukur që është. Më bën të dua një tjetër.” Babai e fëmijës e pyeti në e kishte fjalën për një fëmijë të katërt, por Kate tha: “Mendoj se William do të shqetësohej pak.”

Kate dhe William kanë dy djem, Princ Louis, 1, Princ George, 6 dhe një vajzë, Princesha Charlotte, 4.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *