• |
ide | kryesore

“Mamaja ime luante futboll e shënonte më shumë se unë”: Viera ëndërron gola dhe Anglinë

Sport



Ronaldo Vieira, mesfushori i Sampdoria, është zbërthyer në një intervistë të gjatë për Il Secolo XIX, në të cilën ka pranuar se para portës i’a kalon edhe… e ëma: “Mamaja luante futboll, por pas cdo ndeshje më thoshte që ajo shënonte e unë nuk e bëja kurrë. Mëkat që nuk ka video. Duhet të filloj të bëj gol për mamanë time e për kombëtaren angleze”.

“Kam moshën për të luajtur në Under 21, por ëndërroj kombëtaren e madhe. Ndonjë gol do të më vinte më tepër në evidencë” shpresoi Viera. E tani mbetet për tu parë nëse sensi i golit do të fillojë të ndihet që nga e shtuna pasdite, kur dorianët të jenë miq në Romë kundër Lazio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *