• |
ide | kryesore

Një nigerian në provë: Sormani nuk bindet nga prezantimi i sulmuesit kundër Honvedt

Sport



Partizani kërkon të zgjidhë cështjen e sulmit dhe pavarësisht se ka 5 lojtarë të rolit, kërkon një tjetër, ndoshta jo finalizues, por rifinitor. Për të qenë më të qetë dhe për ti dhënë Sormanit një zëvendësues për Asanin e larguar, me Partizanin është bashkuar Adejo Moses Emanuel, sulmuesi nigerian që është provuar në miqësoren kundër Honvedt e për të cilin italiani nuk ka dhënë ende një opinion.

Lëvizjen e vetme të kuqtë e kanë bërë në mbrojtje, ku e kishin të qartë se në të djathtë ishin të zbuluar (pas shpërthimit të cështjes Mala), me vetëm Idrizin, ndaj dhe Kërciku, me të cilin tani vlonjati do të luajë vendin, ishte një goditje e gjetur, duke parë edhe cilësitë e ish-mbrojtësit bardheblu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *