• |
ide | kryesore

Regjimi i çmendur i themeluesit ë Twitter, vetëm 7 vakte në javë

Paparazzi, Slider



Në mars, kur CEO dhe bashkëthemeluesi i Twitter, Jac Dorsey tha se ha vetëm një vakt në ditë, me përjashtim të fundjavave që nuk ha fare, të gjithë e panë të shqetësuar.

Asokohe, ai tha për podcastin e Ben Greenfield se agjërimi i përkohshëm e ndihmon të fokusohet dhe se “e çon në një tjetër dimension. Të martën, Dorsey foli për dietën e re, që s’ka shumë ndryshim nga e vjetra. Tani ai ha “shtatë vakte në javë, vetëm darkë,” siç tha në një intervistë për Wired që u publikua në YouTube. Me pak fjalë, tani ha edhe në fundjavë.

Sipas deklaratave të mëparshme, Dorsey ha për darkë “një vakt të bollshëm” me proteina si peshku, puna apo bifteku dhe shumë të gjelbra si rukola, spinaqi, shpargu apo lakrat e Brukselit. “Ha fruta pylli për ëmbëlsirë ose çokollatë të zezë,” tha ai në mars.

Agjërimi i përkohshëm – sipas të cilit mund të hash vetëm gjatë një dritareje kohore prej 6-8 orësh në ditë – është popullarizuar prej njerëzve të famshëm në Hollyëood si Terry Creës dhe Jennifer Aniston. Sidoqoftë, nuk është studiuar mjaftueshëm për të kuptuar nëse mund të mbahet për një kohë të gjatë. Ekspertët bien dakord që agjërimi për më shumë se 12 orë është i rrezikshëm, sidomos për njerëzit që kanë probleme me zemrën ose që marrin disa medikamente specifike.

Dorsey tha se përpiqet të meditojë për dy orë çdo ditë.

Ai praktikon një formë antike meditimi që quhet “vipassana,” që është shumë e dhimbshme dhe kërkon punë mendore dhe fizike.

Vipassana kërkon që medituesi të qëndrojë ulur këmbëkryq për 30-45 minuta pa lëvizur. “Në vend që të reagosh ndaj dhimbjes a kënaqësisë, thjesht e vëzhgon dhe kupton që dhimbja dhe kënaqësia janë të përkohshme dhe do të kalojnë e shpërbëhen,” tha Dorsey në një postim në Tëitter dikur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *