• |
ide | kryesore

Rita Ora mban premtimin, ndërtohet shtëpia për familjen e prekur nga tërmeti (FOTO)

Paparazzi, Slider



Rita Ora premtoi se do rindërtonte shtëpinë e një prej familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Rita zgjodhi familjen Sala për t’ju rindërtuar shtëpinë e duket se kjo gjë u bë në kohë rekord. Ishte kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ai i cili postoi videon ku tregon shtëpinë e përfunduar pas 2 muajsh nga tërmeti shkatërrues edhe momentin emocionues kur pjestarët e familjes hyjnë brenda.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Faleminderit nga zemra  Rita”, shkruan Erion Veliaj.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *