• |
ide | kryesore

“Shihemi në gjyq”/ Historia e gjithë përplasjeve Rama- Haradinaj

Arkiva, Kryesore



Zhurma e madhe që po zhvillohet rreth një rasti të paprecedent, atij kur kryeministri shqiptar merr guximin të denoncojë në një gjykatë homologun e tij kosovar, ka një zanafillë konfikti dhe përplasjeje politike. Edi Rama dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj, nuk arritën të kenë asnjëherë një mardhënie të mirë midis tyre. Përplasja nisi që në fillim të shkurtit 2016, një ditë përpara festimeve për shpalljen e pavarsisë së Kosovës.

Edi Rama pas lajmit të marrëveshjes se demarkacionit (përcaktimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi) deklaroi në një intervistë me Baton Haxhiun në Klan Kosova se mbajtja peng e saj ishte një shpikje e Ramush Haradinajt. E hedhur ashtu papërgjegjshmërisht, akuza qe e rëndë. Ramush Haradinaj kur ishte në opozitë, e kishte shndërruar demarkacionin në një kauzë të vetën. Për të ai kishte hedhur bomba tymuese dhe kishte penguar për një kohë të gjatë punimet e parlamentit të Kosovës. Rrethanat dhe ngjitja në pushtet e detyruan atë të gëlltise mbi atë që kishte nxjerrë nga goja dhe t’a pranonte marrëveshjen e kufirit që ishte vënë si kusht nga bashkësia ndërkombëtare për liberalizimin e vizave me BE.

Andi Bushati: Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar

Pra, t’a akuzoje Hardinajn, këtë ish komandant të UCK-së, se për axhendën e tij politike, për tekat e tij, po mbante peng qytetarët kosovarë, qe akuza më e rëndë që mund të bëhej.

Pikërisht për këtë kryeministri kosovar reagoi flakë për flakë. “Edi Rama le të merret me shpikjet e veta se i dalin boll” shkroi i revoltuar Ramushi.

Edi Rama i parandjeu shpejt efeketet e gafës që kishte bërë dhe nxitoi t’i trokiste natën vonë në derën e shtëpisë homologut kosovar. Këshilltarët e tij mediatikë rendën të publikojnë foton e tyre të pajtuar.

Zenka e tyre e parë në publik u shua shpejt, por fatkeqësisht ajo nuk ishte e fundit. Shumë shpejt mes tyre do të vendosje debati i “Taksës 100%” ndaj prodhimeve serbe. Fillimisht, gjatë samitiit folklorik me duar mbi flamur, Rama e pati mbështetur vendosjen e kësaj takse që e pati krahasuar me një klithmë të domososhme (shkrimi poshtë).

Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të Kosovës (video)

Pra, përplasja mes dy kryeministrave u rindez pas samitit të Berlinit. Në një intervistë për televizionin kosovar T7, shefi i qeverisë deklaroi se gjatë mbledhjes së liderëve ballkanikë, Rama dhe Hashim Thaçi i bënin atij më shumë presion se Merkeli dhe Makroni për të hequr taksën për produktet serbe.

Edi Rama nuk e duroi dot këtë paraqitje ku shfaqej me dy fytyra. Ai shkroi një letër të gjatë (shkrimi poshte) kundër Haredinajt, ku në fakt e akuzonte atë për dy gjëra krejtësisht kontradiktore me njëra tjetrën; edhe se po gënjente edhe se po thyente kodin e nxjerrjes në publik të bisedave konfidencale.

Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në samite

Dhe pas këtyre akuzave ai do thyente vetë konfidencialitetet:

Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as ia ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi.

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove- Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti!

I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem“, sqaronte atëherë Rama.

Po të lexohet  me vëmendje kjo letër e Ramës, aty nuk përmendet argumenti i heqjes të vizave për kosovarët, që Makroni e paskësh premtuar në këmbim të pezullimit të taksës. Për këtë Rama do të fliste vetëm më vonë. Ama ky konflikt i majit 2019 do ti ndante dy kryeministrat përfundimisht.

Sherri tjetër, ai për të cilin me sa duket do të përballen në gjykatë, do të shpërthente në tetor.  Në padinë e avokatëve të Ramës shkruhet: “Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360 gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.

Në fakt në intervistën me Artur Zhejin, Haredinaj pati thënë se ai, me anë vendosjes së taksës dhe ngrirjes së dialogut me Serbinë, kishte shpëtuar minierën e Trepçës nga ndarja, si një ndërmarrje me shumë fitim që ishte parashikuar ti takonte serbëve në planin e ndarjes së kufijve.

“Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe jo Serbia”Unë Ndalova grabitjen e këtyre 10 miliardë euro, që do të  realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”.

Pikërisht kjo deklaratë e ka bërë Ramën që të nisë procedurat për padinë 30 faqshe që ka dorëzuar së fundi në gjykatën e Prishtinës. Këtë ghë ai e kishte paralajmëruar që pesë muaj më parë gjatë një interviste në Opinion, ku tha se do të takohej me Haredinajn, njësoj si me Berishën në proces për shpifje.

Por, para se takimi i tyre në gjyq të bëhej publik Rama dhe Haredinaj konsumuan edhe një sherr në distancë gjatë kohës që kryeministri shqiptar shoqëronte presidentin serb Vuçiç në Tiranë. Gjatë samitin për mini shengenin ballkanik, në konferencën e shtypit, Vuçiç i hoqi vërejtjen publikisht mikpritësit të tij. “U mërzita me mikun tim Edi që gjithmonë mbrohet. Pse duhet të mbrohet, nga çfarë duhet të mbrohet, që po përpiqemi për më të mirën për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që po përpiqen të na çojnë mbrapa në shekullin e 17-të?” tha ai.

Mini Shengeni/ Vazhdon fortuna anti Rama në Kosovë

Dhe menjëherë pas kësaj, duke përfituar nga fakti se Haredinaj e kishte quajtur këtë mbledhje si një sebep për të hequr taksën, Rama nxitoi ta cilësonte atë si: “gënjeshtar dhe i paditur”.

Tani për turpin e të gjithëve përfaqësuesit e dy shteteve të një kombi do të luajnë komedinë e radhës si personazhet e zonjës Eni: do të takohen në gjyq.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. EDI RAMA DUHET TA PADISE MERO GELBAZA KELLIRA ,PER DOSJEN E KRISTAQ RAMES ME GREG(KRISTAQ)RAMA ???

  2. Nuk më duket se është vendi për ti fajësuar njëlloj “të dy” liderët shqiptarë.
    Nuk e kemi dëgjuar Haradinajn që të përzihet në punët e mbrendëshme të Shqipërisë, e “sherret” e tyre kanë ndodhur vetëm kur Rama ka marë përsipër që të përzihet në punët e Kosovës.
    Së dyti, mjafton fakti që Haradinaj ka shkuar dy herë në Gjykatën e Hagës me akuzën e Vuçiçit, apo edhe fakti se ai jo vetëm ka luftuar vetë përballë serbëve, por nga regjimi kriminal i Millosheviçit e Vuçiçit ka viktima në familjen e tij, e e kjo padi e Ramës kundër tij, e kjo padi e këtij kundër Haradijnajt që shihet si hero ndër shqiptarët e Kosovës, inkurajon shovinistët serbë për të vazhduar luftën e tyre ndaj Kosovës.
    Mesa duket artikullshkruesi, ngaqë Haradinaj është me afër opozitës shqiptare apo PD, e meqë për PD ka po të njejtën armiqësi si edhe Rama, përpiqet që të vejë shenjën e barazimit midis politikave shqiptare.

    1. Barazitizmi është stili i Andit, Andi mundohet të na mbushë mendjen se edvin monstra është njëlloj si Berisha, Edvini njëlloj si Luli, Edvini njëlloj si ramushi e tj.

      Unë thjesht nuk e kuptoj Andin a është infantil apo…..

  3. Me kete padi Rama kerkon te mos akuzohet per tradheti kombetare duke lene te vetem Thacin ne kete maskarade qe bene per kufijte e ardheut tone te perbashket.

  4. Njeri perfaqeson guximin, heroizmin . Tjetri perfaqeson…………….. .e dini vete.

    Njeri perfaqeson dhimbjen , vetmohimin, sakrificen Tjetri perfaqeson…………..edhe kete e dini vete

    Cti besh se titulli i heroit “blihet” me tjeter monedhe nga ajo qe blihen votat.

  5. Ky mut drogaxhi eshte bythe e breke me Vucicin.Ike o sharlatan se ty nuk te hjeh vetem Ramush Haradinaj se cfare monstre je, por e gjithe Shqiperia, e gjithe Kosova.Kush do e gjykoje Ramushin ndonje nga ato baxhellat qe kane kaluar vetingun ,apo ndonje nga ata Nallbatet qe ke pas vetes.

  6. Kur salihu argita lulzimja e cuan ne hage ne 2004 si terrorist njelloj me akuzat serbe kete ram ushin ju shpellkare i lepishit bythen salihut,kur sot po ky salih e shpura e tij jane bere me ram ushin ju prap i lepini bythen ketij të rrjedhuri salih,cfare rrace jeni ju shpellkare,njeriu ka pak dinjitet

  7. Stalin-o
    me duket se do gjykohet nga institucionet e Kosoves dhe jo te Shqiperise. Apo ci qi temen detyra jote eshte te hash mut po c’rendsi ka se i kujt eshte.

  8. Gjykatat ne kosove jane me bole jo si keto te tonat qe te kthejn bythen kur pale eshte qeveria, keshtu qe k… arin do fitoj ky bobloku KARIzmatik , ashtu si fitoj ndaj gazetes gjermane Bild, ku mori gishtin e bythcardit

  9. Stalin gjykata e kosoves eshte me te drejten se eshte e ndertuar nga amerikane dhe jo nga salihu yt,o rrotKari klasik

  10. Lexojeni lajmin në Zërin e Amerikës ju korbat e enverizmit.
    Sot në New York promovohet filmi “Delegacioni”, një prodhim i përbashkët i artistëve shqiptarë të dy anëve të kufirit në bashkëpunim me Greqinë e Italinë, që trajton ngjarjet e vitit 1990 në Shqipëri, kur me mbështetjen e SHBA e BE, regjimi diktatorial enverist monist e theu qafën, e ish Partia e Punës, sot Partia socialiste e Edverit, pas 47 viteve në pushtet absolut diktatorial, u detyrua që tja lëshonte me zgjedhje demokratike pushtetin Partisë demokratike që lindi nga Lëvizja studentore.

  11. Ramiz Alia ja dha pushtetin ne tavoline salihut,por kujt ja la njeriut qe vrau dogji kercenoje perdhunoje dhe shkatarroje kete vend ushtrine arsimin policine shendetesine bujqesine industrine turizmin etj dhe kete zeri amerikes e ka thene ne 1997

  12. Se c’pune ka Saliu ne padine e ngritur nga Rama, vetem laliersat dhe fugsat e dine. Ketu ceshtja shtrohet se a ka te drejte KM yne te ngreje padi ndaj KM te Kosoves? Cilet jane argumentet e padise? A ka pirueta nga KM yne ne trajtimin e kesaj padije? Te gjithe sufllaqexhinjte, duke qene edhe ne brendesi te puneve te shtetit, duhet te na sqarojne nese KM shqiptar ka qene pro apo kunder ndarjes se Kosoves? Baton Haxhiu dihet qe ka qene pro. Duhet edhe te sqarojne edhe dicka tjeter sufllaqexhinjte, pse KM shqiptar nuk ka folur asnje fjale per masakren e Recakut? Nuk mund ta pranoj argumentin se kete e ka bere per te mos i prishur qejfin Vucicit, ama lideri global u mor edhe me Trump-in, pse te mos i kushtoje dy fjale edhe viktimave te Recakut? Sa per Berishen, duhet ta kuptoni se KM aktual e ka idhull dhe mundohet ta imitoje ne cdo gje, por imitimi ose kopja, nuk mund te jene kurre origjinali. Tani bejini te fala serbeve se me siguri perfitoni racion dopjo sot

  13. O i paemer i ores 19:37.
    Rraca e shpellarve,ose e shpellkarve sic i quan zotrrote, ne se nuk e din, po t’a them une:”Te paret e njerzimit nuk kan pas vila,shtepia me rrethime me qati,te ngrohta dimnit dhe te freskta ne vere .Ato kan jetu’ n’shpella,per arsye qe t’i thashe ma pare,si dhe per tu mbrojtur nga kafshet e egra por edhe kundershtaret,grabitesit etj.Kto jena NE!!!
    Por meqense ti je nga zonat e kenetave me turlilloj smundjesh,te falet edhe padituria.Ajri qe ke thith e ka fajin.
    BJESHKA vs KENETA…..
    E sa per dinjitet ,…referoju z.Haradinaj.
    Dhe nji keshille or i pa…ur ,lene plakun e hekurt te qete n’pun t’tij!

  14. O Bushato nuk ka faj Haradinaj ne kete mes, edhe njehere nuk te ecen shenja e barazimit!!! Btw drogaxhiu Surrelit, ka hyre tashme ne histori si tradhtari kombit!!! PS: shume injorante me argumente keta sharesit me pagese para tastieres se Endri Fuges…

  15. Kete nuk e dija; me qe do gjykohet nga gjykata e Kosoves ate here drogaxhiu juaj do fitoje pidhin e motrave dhe grave tuaja o pa emer dhe jo gjyqin .Ju kerkoj ndjese ju zhapikeve dhe ju vemjeve mavi qe nuk e kam ditur ku do gjykohej,ju ini te mire informuar sepse per ate hani mut me tre turne dhe lideri juaj legendar ja u ben te qarte kujt gjykate do i drejtohet .Ka mundesi edhe ndonje gjykate Serbe ta akuzojne prape per krime lufte.

  16. Nuk të eshte drejtuar njeri ty stalin I salihut,ti si shpellkar qe je mund të shpifes sa te duash se te mbron babai shpirteror i shpellkareve,shko mor rrotkari meru me halet e salihut

  17. Perfundimisht shqipetari do intriga, thashetheme dhe te bej gara kush ofendon me shume. Kryeministrit te Kosoves ti behet mesim, ta mendoje mire kur te hapi gojen ndersa atij te Shqiperise te mesoje se jo cdo gje zgjidhet mes gjykates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *