• |
ide | kryesore

Shteti kanadez nuk i pranon si shtetas Princ Harry dhe Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Tashmë që janë të pavarur financiarisht jeta e tyre nuk do jetë më njësoj. Meghan dhe Princ Harry nuk i kanë menduar pengesat që mund të dalin rrugës teksa hoqën dorë nga titujt e tyre.

Plani i tyre ishin të zhvendosen në Kanada, por mediat e huaja shkruajnë se çifti nuk janë të mirëpritur të jetojnë në këtë shtet sepse është antikushtetuese.

“Mail” shkruan se se plani i Meghan dhe Harry për të kaluar jetën në Kanada shkel ligjet. “Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë  së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.”,  thuhet të ketë qënë përgjigjia e shtetit kanadez e cila vijon si më poshtë:

“Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër Kanada nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur,” shkruhet në artikullin e “Mail”. Nuk dihet se si do veprojnë Meghan dhe Harry pas kësaj përgjigje .



1 Comment

  1. ”’ Prish një tabu kushtetutuese të pashprehur”’

    Pra ligji nuk egzistoka por ne praktike asnje qeveri nuk e ka praktikuar dhe e ka quajtur ceshtjen ‘tabu’..

    Pra ketyre birbove te ‘mbreterise’.. mjafton te marrin nje avokat dhe e fitojne gjyqin ne cdo moment , sepse nuk egziston ligji qi i ndalon ‘ mbreterit’ te jetojne ne Kanada.

    Kesaj i thone nuk e kemi me ligj poer e praktikojme ne praktike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *