• |
ide | kryesore

Skandal në Itali/ Bombë artizanale në makinën e drejtorit sportiv: “U kalua çdo limit”

Sport



Një episod i rëndë ka ndodhur në Andria kundër Fabio Moscelli, drejtorit sportiv të Fidelis: dje pasdite një bombë artizanale është shpërthyer në makinën e tij, duke provokuar dëme serioze në parakolp dhe pjesën e sipërme të kofanos, por për fat pa shkaktuar asnjë të plagosur. Episodi është denoncuar në Polici e pastaj është treguar në Facebook, në faqen e shoqërisë që militon në Serie D: “U kalua çdo limit, nëse përsëritet mund ta tërheqim skuadrën”.

Shoqëria flet për një episod “të padëgjuar e ekstremisht të rëndë” e për “ndërgjegjësimin se është kaluar një limit që tani nuk është më i tolerueshëm”. Nga tifozët në fakt kërkohet “të distancohen menjëherë nga ngjarja e të ndihmojnë forcat e rendit të identifikojnë atë që ka kryer gjestin e frikacakut”. Në fund vjen edhe kërcënimi: “Nëse duhet të verifikohen episode të tjerë dhune të cfarëdo lloji, shoqëria mund të vendosë të tërheqë skuadrën nga kampionati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *