• |
ide | kryesore

U prezantua me shall, mund të kthehet mbrapsht: Inter e Roma gati e prishën këmbimin Politano-Spinazzola

Sport



Ditë tronditëse në aksin Milano-Roma, protagonistë Inter e Roma për të kuptuar si do të mbyllet këmbimi mes Leonardo Spinazzola e Matteo Politano. Pas problemeve të lindura, tratativa rrezikoi të dështonte pikërisht në fund, por fija e hollë mbeti pa u këputurdhe drejtuesit e dy klubeve po punojnë nën gjurmë për të mbërritur në një zgjidhje pozitive. Idea e fundit është e lidhur me detyrim blerje për Spinazzola në lidhje me një numër të caktuar prezencash.

Zikaltrit kishin kërkuar ta transformonin detyrimin e blerjes në një të drejtë, duke nervozuar verdhekuqtë që jo rastësisht i thanë jo një testi për Spinazzola. Dyshimet interiste lidhen me integritetin fizik të lojtarit, që në dy vitet e fundit ka humbur rreth 30 ndeshje për probleme fizike (në maj 2018 u operua në gju). Por këto dyshime mund të kalohen me detyrimin e blerjes (rreth 27 milionë euro, i njëjti vlerësim për të dy lojtarët) pas një numri të caktuar prezencash.

Kjo edhe për të ruajtur anën tjetër të negociatës, ajo për Politano, që duket i blinduar: lojtari është entuziast për tu kthyer në Romë, gjithnjë zgjedhja e tij e parë në rast lamtumire nga Inter. Pas një tratative blitz, vizitat mjekësore, pritja e zyrtarizimit, bllokimi dhe tensioned, ndoshta mund të vijë edhe dita e mirë për të mbyllur historinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *