• |
ide | kryesore

Video/ Mrekullia HD e Sarrit: Juventus fiton edhe pa CR&… me tango

Sport, Video



Kalojnë vitet dhe ndryshojnë dekadat, por janë zakone të konsoliduara që rezistojnë me kalimin e kohës. Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain flasin të njëjtën gjuhë gjithmonë, jo vetëm në dhomat e zhveshjes, por edhe në fushë. Për dy sezone kanë bërë të lumtur tifozët e Juventusit duke shënuar 100 gola si dyshe, pastaj ka ardhur Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo ka qenë i detyruar të emigrojë nga Torino; është kthyer pas një viti, por nuk ka gjetur të njëjtat hapësira, sepse CR7 është një totem dhe nuk preket.

Për këtë arsye dyshja shpërthyese nuk mund të lejojë të çojë dëm as edhe një minutë, si dy të dashuruar të detyruar të shohin njëri-tjetrin të fshehur. Kur CR7 nuk është, HD-ja fillon përsëri të kërcejë tango.

https://www.youtube.com/watch?v=AM2Y3C4e5ME



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *