• |
ide | kryesore

Conte merr përforcimin e parë: Young kryen vizitat mjekësore për Inter

Sport



Antonio Conte është gati të përqafojë përforcimin e parë të një merkato dimërore me impact të madh për Inter, me objektivin për të përmirësuar një organikë, që të mund ta kundërshtojë dominimin shumëvjecar të Juventus. Në Milano mbërrin Ashley Young: vizita mjekësore në Humanitas e pastaj firma mbi kontratë deri në fund të qershorit me opsionin për rinovimin lidhur me rendimentin. Në arkat e Manchester United do të përfundojnë 1,5 milionë euro, plus një tjetër bonus prej 500 mijë euro në rast titulli.

Për 34 vjecarin Young, që do të rigjejë në zikaltër Lukaku e Sanchez, është një rast i madh për të treguar se mund të luajë ende në nivele të larta. E për ta bërë ka zgjedhur Italinë, duke refuzuar propozimin e rinovimit për një vit të ardhur nga drejtuesit e Red Devils e tentativat e kota të teknikut Solskjaer për ta mbajtur. Young dëshironte vetëm Inter, menjëherë në janar, e dëshira i është plotësuar.

Nga ana e tij, Conte do të ketë në dispozicion një element të vlefshëm, që mund të luajë si majtas ashtu edhe djathtas. Tekniku zikaltër shpreson të mund ta ketë për transfertën e të dielës në Lecce: do të jetë një garë me kohën e gjithcka do të varet nga transferta nga FA angleze. Përndryshe debutimi do të shtyhet për në ndeshjen në shtëpi, një javë më pas, kundër Cagliari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *