• |
ide | kryesore

Dakar 2020, një tjetër aksident i rëndë: Straver në gjendje kritike

Sport



Pas incidentit që i kushtoi jetën Paulo Goncalves në etapën e 7, frika mbizotëron përsëri në Dakar 2020. Etapa e 11 është lënë në hije nga aksidenti që pësoi piloti hollandez 48 vjecar i Ktm, Edëin Straver, tani i shtruar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Riyad. Motorciklisti është rrëzuar mes pikëmbërritjes së dytë dhe të tretë, duke pësuar edhe një infarkt e thyerjen e një vertebre cervikale.

48 vjecari hollandez, në turneun e tretë Dakar, garonte në kategorinë Original, rezervuar për motorciklistët pa asistencë. Në 2018 e mbylli garën në vendin e 49° në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa vitin e kaluar përfundoi i 30°, duke marrë suksesin në kategorinë e tij. Këtë vit ishte në vendin e 38°, i 4° në Original.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *