• |
ide | kryesore

“Do të përdorin si preteks për të sulmuar Juventus”: zbulohet përgjimi i mesazheve të Bonucci me një ultràs

Sport



Rikthimi tek Juventus pas një viti tek Milan ka qenë një moment delikat në karrierën e Leonardo Bonucci që, sidoqoftë, pas një periudhe kontestimi fillestar arriti të rifitojë tifozët. E në brendësi të kësaj situate janë zbuluar disa biseda të publikuara nga Corriere della Sera, që tregon mesazhet ËhatsApp të mbrojtësit me Fabio Trinchero, një nga liderët e Viking (ultrà të Juventus): “Do të më pëlqente, kur të kthehem nga Amerika, të bisedojmë për të shpjeguar si shkuan gjërat”. Tifozi i përgjigjet: “Me një përballje mund të rregullohen gjërat”.

Të dy, shpjegon e përditshmja milaneze, po flasin për kthimin në bardhezi të Bonucci që, sic e nuhati Policia, priste kontestime nga tifozët dhe mundohet të evitojë që situate të degjenerojë. Telefoni i qendërmbrojtësit ishte nën kontroll sepse Digos, e impenjuar që më parë me hetimin Last Banner mbi shantazhet e ultràsve ndaj Juventus, i frikësohej presionit mbi Bonucci: ja si u përgjuan mesazhet e telefonatat.

Bonucci do të kontestohet në fakt edhe pse duke folur me një mikun e tij e ka kuptuar arsyen: “Më tha (mbrojtësi thotë se ka folur me një person të ultrasve) nuk është për ty, do të të përdorin si preteks për të sulmuar shoqërinë për cmimin e lartë të biletave, abonimeve dhe parrullave”. Më vështirë të rikuperohet raporti me dhomat e zhveshjes, agjentët e Digos në Torino e lexojnë kështu përgjigjen që i ka dhënë një mikut, i cili e pyet si shkoi rikthimi në bardhezi: “Barzagli, Marchisio e Bernardeschi janë shumë të ftohtë me mua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *