• |
ide | kryesore

Dosja për ‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, gjykata liron nga burgu të akuzuarit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës ka lehtësuar sot masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ për 6 të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018.

Katër prej tyre Alban Mollaymeri, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika ishin në qelitë e paraburgimit, ndërsa dy të tjerët Elvis dhe Alfred Vladi, ende nuk janë arrestuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtër.


Masat e sigurisë për 6 të dyshuarit janë ndryshuar disa herë nga gjykata.

Më 6 nëntor 2019, Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të akuzuarit, pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Më 4 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rivendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa tani të akuzuarit janë të lirë dhe kanë detyrim të paraqiten vetëm kur institucionet e drejtësisë i kërkojnë.

Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri akuzohen për “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Elvis dhe Alfred Vladi dyshohet se janë personat që do të merrnit 3,4 milionë eurot e transportuara.

6 Comments

  1. Keta jan drejtesia e re i nxorren te gjithe jashte nga burgjet ,unejam njeri i thjeshte por se si i kan justifikuar $$$ ne makinen e tyre kete nuk ma rrok mendja $$$$ transferohen me banka Keta jane te gjithe te korruptuar dhe nuk duan tja dine shtet i rrene plotesisht FATKEQESI KOMBETARE

  2. Keta jan po njesoj E vetmja pergjigje si mund ta mposhtim kete te keqe ose me prtesta ose nuk duhet te marim pjese ne votime Esht pak te thuash fatkeqsi kombetare por tradheti e madhe dhe pergjegjsia jan keta palo opozitare qe cirren nga mengjezi ne darke per hallin qe ka zen ket popull O sa turp

  3. Drejtesia allaedvin mafia flet vete dhe shenjat i ka spektakolare !Tani,pritet qe t’iu kthejne edhe eurot te ndaluarve,megjithese ketu ka nje problem !Jane liruar me detyrim paraqitje pas marrveshjes per heqjen dore nga kerkesa per parate e sekuestruara !Parate i merr edvini,taulant balla dhe banditet paraqiten para policise njehere ne muaj,ku policia ka marre persiper ti ruaje nga rivalet dhe te kujdeset per shendetin e tyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu