• |
ide | kryesore

Frakturë e kafkës dhe zgavrës së syrit në një përplasje loje: dëmtimi i tmerrshëm i Evans

Sport



Ndeshja e 200 me fanellën e Blackburn Rovers për Corry Evans, mesfushori irlandez, një moment që vështirë se do ta harrojë në të ardhmen. 29 vjecari, pas vetëm 13 minutash lojë ka mbetur viktimë e një incidenti të tmerrshëm në fushë: një përplasje me kundërshtarin e Preston, Tom Clarke.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat zyrtare të klubit anglez, si edhe BBC, për Evans rezultati i ekzaminimeve flet qartë: frakturë e kafkës e zgavrës së syrit. Një dëmtim i frikshëm që do ta mbajë larg fushave lojtarin për shumë muaj. “Si klub, i jemi pranë”, ka thënë pr BBC Tony Moëbray drejtues i shoqërisë. “Nuk mund të themi përsa kohë do të qendrojë jashtë dhe nuk më duket e drejtë të fiksojmë data. Dëmtimi i tij është shumë i rëndë”.

Në fillim, në fakt, mendohej një frakturë e mollzës dhe septumit nazal. Nga ekzaminimet, më pas, u përcaktua se dëmtimi i pësuar në ndeshjen e përfunduar 1-1, ishte shumë më i rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *